Categories Covid-19

“Delta” frikëson botën, nga doza e tretë tek certifikatat e vaksinimit

Autoritetet në shtetin Nju Sauth Uejls të Australisë deklaruan papritur të shtunën masa izolimi për shtatë ditë duke filluar të njëjtën ditë në darkë. Shkollat do të mbyllen për të paktën një javë.“Jemi faktikisht në luftë. Varianti delta është skëterrë,” tha kryeministrja e këtij shteti.

E shtuna ishte dita më e rëndë e pandemisë në këtë shtet me 466 raste të reja dhe katër të vdekur. Ndërkaq Rusia njoftoi të premten për një rekord të ri viktimash, pasi brenda 24 orësh humbën jetën 815 pacientë me COVID.

Zyrtarët po ashtu njoftuan për 22,277 raste të reja të premten, një shifër që reflekton rënie të infektimeve të përditshme krahasuar me ditët më të rënda në korrik. Kanadaja ndërkaq ka njoftuar se po u kërkon të gjithë udhëtarëve që lëvizin brenda vendit nga një provincë në tjetrën me tren, anije apo avion të tregojnë dëshmi vaksinimi. Po ashtu, të gjithë punonjësve të sektorit federal do t’u kërkohet të vaksinohen. Kanadaja po zhvillon një pasaportë dixhitale për të vaksinuarit, e cila mund të përdoret për udhëtime ndërkombëtare.

Në Shtetet e Bashkuara, një komision këshillimor për Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve votoi të premten njëzëri pro rekomandimit për një dozë të tretë vaksine për personat me sistem të kompromentuar imunitar. Deklarata e komisionit pason vendimin e Agjencisë për Ushqimet e Ilaçet të enjten për të autorizuar një dozë të tretë me vaksinën Pfizer ose Moderna për 2.7 milionë amerikanë me probleme të sistemit imunitar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME