Categories Lajme

“Delta”, Merkel: Do shtojmë presionin për vaksinimin e qytetarëve

Qeveria gjermane vijon të shtrëngojë masat anti- Covid, pasi rastet po rriten ndjeshëm. Mediat lokale shkruajnë se qeveria dhe liderët kanë mbajtur një konferencë për 4 orë, duke arritur në përfundimin se do vijojë nxitja për vaksinimin, pasi ekspertët paralajmërojnë një valë të 4 në vjeshtë.

“Lajmi i mirë është se vaksina ka ndikim shumë pozitiv sa i përket parandalimit të sëmundjes së rëndë apo vdekjes nga Covid-19. Lajmi i keq është se ritmi i vaksinimit është ngadalësuar. Prandaj u dakordësuam të shtojmë përpjekjet për rritje të vaksinimit në nivel federal dhe landesh”, deklaroi Merkel.

Ajo shtoi se nga 11 tetori, testet e koronavirusit nuk do të jenë më falas për personat që refuzojnë vaksinën, me përjashtim të fëmijeve dhe grave shtatzëna.

“Ata që janë vaksinuar nuk do të duhet të testohen më, dhe sigurisht që do të trajtohen ndryshe nga të pavaksinuarit, nëse infektimet rriten më tej. Nuk mund të lejojmë që sistemi shëndetësor të mbingarkohet sërish”, shtoi kancelarja Merkel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME