Categories Lajme

Plani i arratisjes nga burgu 313/ Fatmir Pjetri e merr përsipër: Ideja ishte e imja!

Janë zbardhur rrëfimet e Arbër çekajt, Fatmir Pjetrit dhe Lulzim Çepeles të cilët tentuan të arratiseshin nga burgu 313 në Tiranë. Fatmir Pjetri ka marrë përsipër arratisjen duke thënë se ishte faji i tij.

Ndërkohë gazetarja Klodiana Lala ka siguruar një letër të Arbër çekajt i cili thotë se nuk kishte dijeni, madje e ndoqi instiktivisht Pjetrin teksa ishte me kafe në dorë, por më pas u kthjellua dhe konstatoi se nuk ishte zgjidhje.

”Arbri nuk ka goditur asnjë polic. Indikuar nga gjendja e rënduar psikologjike për shkak të burgosjes së babait, ai vetëm ka ndjekur në mënyrë instinktike Fatmir Pjetrin kur e ka parë duke u larguar.

Nuk ka qenë meritë e policisë ndalimi i tyre, vetë arbri ka menduar dhe është kthjelluar se kjo nuk është zgjidhje. Ai nuk është k riminel dhe po respekton ligjet e shtetit në të kundër do të ishte larguar për në Dubai apo ndonjë shtet tjetër. Në qoftë se do të ishte k riminel, ai do të ishte duke pirë kafe në Kosta Rika.

Ai gjithashtu pohon se ka segmente të caktuara të shtetit që punojnë kundër familjes çekaj. Ai është thjesht viktimë, pasi plani ishte i fatmir pjetrit, fakt që ai e ka pohuar vetë. Ai ka qenë me kafe në dorë dhe kur e ka parë të largohej e ka ndjekur, pa e ditur se ku po shkonte.

Kjo është e vërteta e vetme dhe gjithë të tjerat janë spekulime.”– shkruan Arbër Çekajt në letër. Po ashtu edhe Çepele thotë se nuk ka lidhje me ngjarjen teksa aktin e vetëvrasjes po e bënte pasi ishte i rënduar psikologjikisht pasi i kishin vrarë dy nipa./B W.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME