Categories Lajme

Me shpejtësi 208 km/h në ‘Bypass-in’ e Fierit, Policia ‘ndëshkon’ 21-vjeçarin nga Kamza

Bypass-i i Fierit është kthyer në një aks të rrezikshëm, pasi shoferët abuzojnë me shpejtësinë.

Për këtë fakt, policia ka shtuar më tej kontrollet në këtë zonë. Në njoftimin e publikuar prej tyre, uniformat blu, saktësojnë se i kanë bllokuar mjetin tip “Audi” 21-vjeçarit H. M., pasi veç 6 gjobave të papaguara dhe riveshjes së xhamit të parë, ai ishte duke drejtuar mjetin me 208 km/ h.

Ndaj 21-vjeçarit policia ka vendosur 800 mijë lekë të vjetra gjobë, si dhe i ka bllokuar lejen e drejtimit për gjashtë muaj.

Njoftimi i Policisë, Fier Vijojnë kontrollet intensive me radar???????????? në Bypass-in e Fierit????️, për parandalimin e aksidenteve rrugore.

Kapet nga radari???? një tjetër automjet luksoz që lëviste me shpejtësi tej normave të lejuara.

Me 6 masa administrative të papaguara dhe me xhamin e parë të riveshur, bllokohet automjeti që drejtohej me shpejtësi ????208 km/h, nga 21- vjeçari H. M., banues në Kamëz, Tiranë. Në Bypass-in e Fierit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar nëpërmjet radarit????, automjetin tip “Audi” me shpejtësi tej normave të lejuara.

Pas paraqitjes së dokumentacionit, rezultoi se automjeti nuk kishte leje për mbajtjen e xhamit të parë të riveshur si edhe kishte pa paguar 6 masa administrative.

Këtij shtetasi iu bllokua leja e drejtimit për 6 muaj si edhe u vendos masa administrative 80.000 lekë të rinj, për tejkalim të normave të shpejtësisë, mungesë siguracioni, xhamin e parë të veshur me qeskë të zezë, qarkullim pa patentë me vete si dhe rezulton debitor me 6 masa administrative pa paguar.

Automjeti tip “Audi” u bllokua nga Policia Rrugore.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë???? dhe prezencë të Policisë Rrugore????????♂, të pajisur edhe me dronë, dragera????, kamera ????e aparate fotografike. #MosUbëjStatistike???? #RregullKujdesDurimDestinacion #NeJemiAtyPërSigurinëTuaj????

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME