Categories Lajme

Delvinë, 64-vjeçari infektohet, bashkia apel qytetarëve: Tregoni kujdes!

Koronavirusi “troket” edhe në Delvinë. Rasti i publikuar sot nga Ministria e Shëndetësisë, i përket një 64-vjeçari i cili ka rezultuar pozitiv me COVID. 64-vjeçari banon në një familje me katër anëtarë dhe Drejtoria e Shëndetit Publik e Delvinës po vijon me hetimin epidemiologjik të rastit. Për këtë ka reaguar edhe kryetarja e Bashkisë Delvinë, Majlinda Qilimi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, i bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat për të shmangur përhapjen e virusit.

POSTIMI: Të nderuar bashkëqytetarë, Në Delvinë është shënuar rasti i parë me Covid19. Duke i uruar shërim të shpejtë personit të infektuar, dëshiroj të risjell në vëmendjen tuaj rregullat që duhet të ndjekim dhe të respektojmë për të shmangur përhapjen e virusit.

#RespektoniRregullat Ruani distancën 1.5 metër Mbani maskë/barriera mbrojtëse kur nuk është e mundur të ruhet distance Lani shpesh duart Dezinfektoni mjediset Për çdo shqetësim telefononi numrin e Urgjencës Kombëtare 127! Nëse keni shenja apo simptoma të ngjashme me Covid19, Ju lutem qëndroni në shtëpi!

Të dashur bashkëqytetarë, dua t’ju siguroj se janë marrë të gjitha masat parandaluese dhe ështe bashkërenduar puna me të gjitha organet përkatëse për të frenuar përhapjen!
Ju lutem respektoni rregullat , mbroni veten dhe të afërmit tuaj! Vetëm duke treguar kujdes, mundemi ta mposhtim COVID!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME