Categories Lajme

Delvinë, çifti digjet brenda në makinë

Makina me të cilin ishte duke udhëtuar një çift ka dalë nga rruga dhe më pas është përfshirë nga flakët, në Delvinë.

Si pasojë e flakëve është djegur brenda në makinë drejtuesi i mjetit, ndërsa bashkëjetuesja e tij, Merita Mujo është dërguar në spital.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (10 gusht) rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Karahaxh”, kur mjeti tip “Renault Megane” që drejtohej nga shtetasi A.C, ka dalë nga rruga dhe ka marrë flakë.

Policia bën me dije se si pasojë e flakëve është djegur rëndë dhe ka ndërruar jetë brenda në mjet drejtuesi, shtetasi A.C me banim në Fier.

Bashkëjetuesja e tij shtetasja M.M, ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën dhe raportohet se ka djegie 15/20% djegie në trup.

Mjekët janë duke diskutuar nëse do të duhet të trasportohet drejt Spitalit të Traumës e plagosura. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME