Katër ditë pas pla gosjes me th ikë të një 17-vjeçari, policia ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin me iniciale T.R, 16 vjeç. Policia thotë se ngjarja ku u pla gos shtetasi O.T., ka ndodhur mbrëmjen e datës 6 gusht, në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë.
Pas ngjarjes, adoleshenti u shpall në kërkim nga policia.
“Si rezultat i kontrolleve të shumta të kryera për gjetjen e tij dhe bashkëpunimit me familjarët, mesditën e sotme 16-vjeçari është vetëdorëzuar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, ku dhe u bë ndalimi i tij, sepse pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar te vr asë me thi kë shtetasin O.T.”, thuhet në njoftimin e policisë. Materialet hetimore shtesë do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “V rasja me dashje” mbetur në tentativë.
