Sëpata e paligjshmërisë po bën kërdinë në pemët e gështenjave që përbëjnë kurorën e gjelbër të Pogradecit, por edhe një mundësi të mirë fitimi për shumë familje që mbledhin frutat.
“Të ndërgjegjësohen se marrin të mirat materiale, marrin kokrrat”.
Prerja e pemëve frutore për ngrohje është kthyer në problem serioz për Administratën e Zonave të Mbrojtura.
“Janë të prekur të tre fshatrat. Janë disa individë specifikë që i dëmtojnë për arsye ekonomike, i presin dhe i tregtojnë.”
Specialistët thonë se janë çdo ditë në terren, por nuk i kanë burimet e mjaftueshme njerëzore për të ndaluar fenomenin.
Ndaj kërkojnë më shumë bashkëpunim me inspektorët e pyjeve, bashkinë e Pogradecit e Policinë e Shtetit.
Vitin e kaluar u proceduan 50 raste të prerjes së gështenjave, por masat siç duket nuk kanë dhënë efekt.
“Duhet një bashkëpunim mes institucioneve, duke përfshirë shërbimin pyjor të bashkisë, policët e zonës dhe besoj se do t’i jepet fund këtij fenomeni.”
Masivi i gështenjave të Pogradecit shtrihet në rreth 600 hektarë.
Sipas të dhënave të vitit 1970, ato përbënin thuajse 1/5 e gështenjave në të gjithë Shqipërinë

