Categories Lajme

Denaj ftesë sipërmarrjes shqiptare në Greqi: Nisma të përbashkëta për të rritur investimet në Shqipëri

Denaj ftesë sipërmarrjes shqiptare në Greqi: Nisma të përbashkëta për të rritur investimet në Shqipëri Qeveria Shqiptare ka punuar intensivisht për realizimin e objektivave në lehtësimin e tregtisë dhe integrimin rajonal mes vendeve. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në një takim online me anëtarët e Dhomës së Tregtarëve të Athinës, ku ishte i pranishëm dhe Ministri i Disporës, Pandeli Majko, Ministri i Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis dhe Presidentin e Dhomës së Tregtisë së Athinës (E.E.A) Janis Chatzitheodosiou. Ministrja Denaj në fjalën e saj në këtë takim vlerësoi punën e tyre si sipërmarrës dhe angazhimin e vazhdueshëm me vendin e origjinës dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në shtëpinë e tyre të sotme.

“Në kushtet në të cilat ndodhemi, diskutimet mbi ecurinë e bizneseve shqiptare në Shqipëri dhe jashtë territorit të vendit janë me një rëndësi të vecantë për ekonominë, sidomos për programet e rimëkëmbjes ekonomike pas pandemisë”, tha Denaj, duke i konsideruar sipërmarrësit shqiptarë në Greqi një faktor të rëndësishëm në të dy anët e kufirit dhe faktor kyc i bashkëpunimit ekonomik e tregëtar ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë.

Ministrja Denaj tha, se Qeveria Shqiptare padyshim, mirëpret cdo investim që buron nga ju si sipërmarrës, përfaqësues dhe kolegë të sipërmarrjes greke në Shqipëri. ”Burimi kryesor për zhvillimin e ekonomive tona kombëtare dhe rajonale është komuniteti i biznesit dhe me këtë qëllim kemi shndërruar në prioritet themelor promovimin dhe nxitjen e një kulture sipërmarrëse, u shpreh Ministrja e Fianancave dhe Ekonomisë, duke shtuar, se objektivi ynë mbetet eleminimi i barrierave jo tarifore e më gjerë dhe materializimi i shkëmbimeve tregtare të rritura në vijim”. Bashkëpunimi ekonomik me vendin fqinj është në nivele të larta, ku eksportet dhe importet nga vendet respektive zënë një vend të rëndësishëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME