Categories Lajme

Denaj: Gjetëm 1600 biznese të regjistruara në booking por jo në tatime, paligjshmëria nuk tolerohet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj deklaroi sot se “nga inspektimet në terren në kuadër të operacionit kundër informalitetit gjetëm 1600 biznese të regjistruara në booking por jo në organet tatimore”.

Në një intervistë për ERTV, Denaj dha shifrat e rezultateve të para të kontrolleve të ushtruara në terren nga ana e administratës tatimore, ndërsa theksoi se strukturat e linjës kanë përgatitur plan operacion për sektorët: turizëm, ndërtim, 3 nënprodukte të akcizës (karburanti, cigarja dhe pijet alkoolike).

“Në sektorin e turizmit, nga 1 korriku janë kryer 1173 verifikime ku janë konstatuar 417 shkelje. Kemi evidentuar dy fenomene që vazhdimisht përsërisin vetveten në gjithë bregdetin. 1600 biznese të regjistruara në booking por jo në organet tatimore. Në vajtjet e mia në terren dhe në komunikimin tim me bizneset, ndërgjegjësimi ka qenë në fokus dhe shumica e bizneseve kanë pasur neglizhencë. Regjistrimi kryhet vetëm brenda 24 orëve”, – tha Denaj.

Ajo tha se “ne kemi plan operacional për të katërt sektorët”. “Së pari, turizmin, së dyti, sektorin që përfshin 3 nënprodukte të akcizës, karburanti, cigarja dhe pijet alkoolike, ku edhe janë identifikuar subjektet me risk. Të paktën 160 tatimpagues që operojnë në fushën e karburanteve, 50 prej tyre janë analizuar dhe 30 do të kalojnë për hetime. Sektori i pestë është ndërtimi i cili është kompleks në mënyrën se si e shfaq evazionin. Në sektorin e ndërtimit, në kontekstin e riskut ne kemi evidentuar 453 subjekte”, – deklaroi Ministrja e Financave.

Lidhur me masat e marra në raste shkeljesh, Denaj tha se “kur biznesi nuk është regjistruar, është vendosur shiriti, sepse duhet të zbatojmë ligjin, por ama është kërkuar që biznesi të shkojë të regjistrohet dhe brenda 24 orëve janë hequr shiritat”. Më e vështira sipas saj, do të ndodhte nëse mbyllja do të ndodhë për një muaj, kur ka përsëritje të evidencës që kuponi tatimor nuk jepet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME