Categories Lajme

Kapen 58 steka cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale

Një 47-vjeçar që theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe tregtonte mallra kontrabandë është arrestuar nga policia. Shtetasi me iniciale A. H., banues në Tiranë u kap në rrugën “Gjergj Legisi ” në Laprakë, duke lëvizur me automjetin e tij, në të cilin kishte të ngarkuara  58 steka cigare të markave të ndryshme, pa pullë fiskale.

“A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë, kishte thyer masën e sigurisë dhe ushtronte aktivitet duke tregtuar mallra pa pullë fiskale, kryesisht cigare të markave të ndryshme,”-raporton policia.

Materialet procedurale në ngarkim të këtij shtetasi do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Kontrabandë me mallra qe paguhet aksizë”, “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabande”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave ” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ tre makina përplasen, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur

Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkoi për të kërkuar punë, por përfundoi duke vjedhur Bugatti-n me vlerë 3 milionë euro

Sipërmarrësi kroat Mate Rimac ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë momentin kur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri shkrumbon banesën, 30-vjeçari me epilepsi shpëtohet nga fqinjët në Fier

Shtëpia e familjes Llambro në Hoxharë të Fierit është shkrumbuar pas një zjarri që ra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Stravaj të Librazhdit, Benz-i përfundon në greminë 150 metra larg rrugës, pranë tij gjendet një pistoletë

Një automjet tip “Benz” ka dalë nga rruga në fshatin Farret, në Njësinë Administrative Stravaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër

Automjeti del nga rruga dhe përplas këmbësoren, humb jetën 67-vjeçarja në Shkodër Një aksident i…

LEXO ME SHUME