Categories Lajme

Denaj në Golem: Publikim i çmimeve nga bizneset që konsumatori mos të bjerë pre e lojës së bilanceve të dyfishta

Gjatë një inspektimi në Golem, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila shoqërohej nga drejtuesit e Hetimit Tatimor, u ndal për të verifikuar rastin e një subjekti i cili ishte penalizuar për shkak të aplikimit të çmimeve të ndryshme në faturën tatimore me ato që i ofroheshin klientëve.

Ministrja Denaj tha se modelet e biznesit që zgjidhen në raport me politikën e çmimeve janë totalisht përgjegjësi e subjekteve, por ligji njeh detyrimin për t’i publikuar dhe afishuar ato, në mënyrë që konsumatori, pasi të ketë marrë informacionin e nevojshëm, të ketë mundësi ta krahasojë atë me faturën.

“Shpesh klientët nuk kanë mundësi ta bëjnë diçka të tillë, por ju duhet ta zbatoni si pjesë të modelit tuaj të biznesit. Duhet të respektoni 100%  detyrimin që çmimet e afishuara të jenë të vendosura edhe në faturë. Nuk ju ndihmon aspak një gjobë apo një shirit i vendosur, pasi i gjithë imazhi që ju ndërtoni për këtë model biznesi, për një faturë apo për dy fatura, që në mënyrë të njëpasnjëshme janë në shkelje të ligjit, ju dëmtojnë për përballë konkurrencës.  Më duhet të qartësoj se inspektimi nuk ndodh çdo ditë në të gjitha bizneset, ka një arsye pse ishit ju, përtej emrit të përveçëm, përtej biznesit dhe është transaksioni në vëllim të caktuar. Nesër mund të jetë një biznesi tjetër. Në fund të ditës ne duhet t’i vendosim të gjithë para një situate, ku çdo gjë që është në politikën tuaj të çmimeve të afishohet dhe të aplikohet edhe në faturën tatimore”, tha Denaj.

Ministrja i bëri thirrje biznesit që të respektojë ligjet, në mënyrë që të shmangen shkeljet, vendosja e shiritave apo edhe mbyllja e biznesit.

Nga ana e tij menaxheri i hotelit, vlerësoi bashkëpunimin me strukturat tatimore dhe sjelljen e tyre korrekte gjatë verifikimit.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë theksoi se “sipërmarrjet që operojnë në fushën e akomodimit duhet të përfitojnë nga lehtësitë fiskale që ka ndërmarrë qeveria shqiptare, siç është reduktimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar në masën 6%, për të përmirësuar shërbimet dhe për të rritur ofertën turistike, gjë e cila ndihmon në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm”./k.s/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME