Categories Lajme

Dënimi i rrallë që mori 44-vjeçarja nga Tirana, e cila vjedhjen në dyqane e kishte ‘anti-stres’

Nën urdhrin që ajo nuk duhet të kapërcejë pragun e asnjë qendre tregtare si dhe nuk duhet të hyjë në asnjë dyqan që tregton veshje, një grua në Tiranë e moshës 44 vjeç u shpall fajtore nga gjykata e kryeqytetit me detyrimin që mos t’i afrohet asnjë biznesi të tillë. Mbasi dëgjoi rrëfimin e të akuzuarës që këmbënguli se nuk mbante mend të kishte vjedhur veshje mbasi kur ishte e shqetësuar qendrat tregtare i përdorte si antistres, Gjyqtari e dënoi gruan me emrin Enela me kushtin që për 16 muaj të qëndrojë nën shërbim prove.

Ky verdikt nuk është apeluar nga 44 vjeçarja nga Tirana, e cila e ka pranuar detyrimin e gjykatës që t’u qendrojë larg dyqaneve , ndërkohë që burimet tregojnë se nëna e dy fëmijëve çdo ditë kontrollohet përmes telefonit ose befasisht nga shërbimi i provës, i ngarkuar për të ekzekutuar dënimin e rrallë.

Gruaja u konstatua në dalje të një qendre tregtare mbas rënies së alarmit, kurse kontrolli fizik zbuloi se ajo kishte vjedhur veshje që nuk i kishte paguar.

Por gjatë gjykimit , Enela jo vetëm u shfaq e penduar, por gjithashtu kujtoi se rriti dhe edukoi krejt e vetme dy fëmijë që sipas saj nuk i kanë hapur probleme me ligjin.

“Nuk e mbaj mend si e kreva këtë veprim” thotë Enela , “por hyj në qendra tregtare sa herë jam e shqetësuar”.

Pavarësisht këtij qendrimi gjatë kontrollit policor që mbërriti menjëherë sapo e njoftuan shitësit, asaj iu gjetën një palë pinca që i përdorte për të larguar sinjalin në rroba.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME