Categories Sport

Dënimi i UEFA-s, si Skënderbeu kërkon ta heqë edhe me ndihmën e FSHF

Skënderbeu vuan një dënim të rëndë nga UEFA, për shkak të trukimeve të bëra në ndeshjet e kupave të Europës. 10 sezone pezullim për të luajtur në kompeticionet e UEFA dhe 1 milion euro gjobë, ishte dënimi që korçarët morën dhe mbeti në fuqi edhe pasi çështja u apelua në CAS dhe më pas edhe në Gjykatën Federale të Zvicrës.

Tani ka një dritë shprese për Skënderbeun, që i ka shlyer tre sezone nga pezullimi i marrë. Sipas gazetës “Panorama Sport” po përgatitet një kërkesë për amnisti, ndërkohë që në artikull tregohet edhe pse në Korçë janë optimistë dhe vendosën të mos ndryshojnë emrin e klubit, për t’ia nisur nga fillimi.

ÇFARË SHKRUHET NË ARTIKULL – E përditshmja sportive, në numrin e sotëm shkruan se “Nga Skënderbeu do të kërkohet një amnisti dhe plani tashmë është i qartë. Nuk është thjesht një hipotezë, pasi burime të mirinformuara tregojnë se për këtë po lobon edhe vetë FSHF. Më konkretisht, më 2 mars të vitit 2021, UEFA organizon në Minsk të Bjellorusisë kongresin e 45-të.

Shpesh qeveria e futbollit europian, kur ka pasur data jubilare në kongreset e ndryshme, ka shqyrtuar kërkesa të çdo natyre për amnisti. Zakonisht këto janë parë sa herë UEFA ka qenë në prag të zgjedhjeve për presidentin e ri.

Në këto kushte, duke pasur parasysh faktin se 2021-shi e fut Skënderbeun në vitin e pestë që prej marrjes së dënimit, paçka se sportivisht ka shlyer vetëm 3 nga 10 vite, do të dërgohet një shkresë e përpiluar në atë mënyrë që mund të bindë Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s”. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME