Categories Lajme

Denisa e vogël sot shkon në shkollë/ Ministrja Kushi i dhuron çantë, tabletë dhe mjetet e duhura shkollore

Si të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë të saj, Denisa e vogël nga Xibraka e Elbasanit do të ketë mundësi tashmë të shkojë në shkollë, e pajisur me mjetet e duhura shkollore, si dhe kushtet e tjera për ta ndjekur mësimin nga shtëpia në rast se do të ketë nevojë.

Rasti i Denisës u soll në vëmendje nga media. Në pamundësi të të ardhurave, familja e saj nuk kishte pasur mundësi t’’i blinte as çantë për ditën e parë të shkollës dhe as mjetet e tjera të nevojshme shkollore. Menjëherë pas publikimit të rastit, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka shkuar personalisht në familjen e Denisës dhe ka siguruar për të, çantë së bashku me mjetet e tjera shkollore, po ashtu edhe tabletë për të ndjekur mësimin online, në rastet e pamundësisë për të shkuar në shkollë.

“Mirëmëngjes dhe me Denisën e vogël që sot shkon në shkollë normalisht, së bashku me 480 mijë nxënës të tjerë, ju uroj një javë të bukur”,  u shpreh kryeministri Edi Rama duke përcjellë ndihmën e dhënë Denisës. Me një rrëfim prekës, Denisa thotë para kamerave se e kishte pasur të pamundur të shkonte në ditën e parë të shkollës. “Më duhen vetëm mjetet e shkollës. Mami nuk m’i plotëson dot sepse ata nuk kanë para”, ka thënë ndër të tjera Denisa.

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi gjatë vizitës në shtëpinë e Denisës u shpreh se “të gjithë u prekëm shumë kur pamë videon kur pamë sytë e bukur të Denisës me lot, që nuk kishte shkuar dot ditën e parë të shkollës sepse i mungonte çanta dhe mjetet e saj shkollore. Kemi sjellë çantën dhe mjetet shkollore, për ty edhe vëllai të mund të shkojë në parashkollor”. “Një nga politikat tona më të mirëpritura në arsim në fakt ka qenë skema e teksteve shkollore falas. Kur e iniciuam për herë të parë nga vitit shkollor 2018-2019, përfshimë vetëm klasat e para deri në të katërt, plus edhe kategoritë në nevojë.

Më pas në vitin tjetër, në 2019-2020 përfshimë edhe klasën e pestë, duke futur në sistem edhe tekste të reja, me kurrikula të bazuara me kompetenca dhe duke e kompletuar kështu të gjithë ciklin e arsimit fillor. Këtë vit jemi të kënaqur sepse kemi përfshirë të gjithë ciklin nga klasa e parë deri në klasën e shtatë, tekste shkollore falas për të gjithë nxënësit dhe ndërkohë për kategoritë e veçanta deri në klasën e 12-të. Lajmi i mirë është që në vitin e ardhshëm ne do të përfshijmë të gjithë ciklin bazë, deri në klasën e 9-të do të përfitojnë tekste shkollore falas. Kanë përfituar vetëm këtë vit 250 mijë nxënës me një buxhet nga shteti 800 milionë lekë”, u shpreh Kushi. Denisës dhe vëllait të saj në parashkollor, Kushi i dhuroi nga një tabletë për mësimin online.

“Kemi sjellë edhe disa mjete të tjera shkollore që do të ndihmojnë ty që të mësosh shumë. Ne kemi një dhuratë që ty do të pëlqeje shumë me siguri. Ne të kemi sjellë dy tableta, një për ty dhe një për vëllain. Tabletin do ta përdorësh edhe në rastet kur nuk ikën dot në shkollë, ti ke tabletin këtu dhe me platformën academia.al që ne do ta mësojmë sesi përdoret, ti do të kesh mundësi që ato mësimet që nuk i ndjek dot nga klasa, t’i shohësh këtu. Ne do të japim edhe kartën sim ku aty ka edhe internet, kështu që direkt sa ta hapësh, menjëherë do të fusësh kartën dhe mund t’i ndjekësh mësimet e shkollës’, u shpreh Kushi. “Shpresoj që edhe unë të bëhem si ju kur të rritem”, u shpreh Denisa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME