Categories Lajme

Denoncimi i Fiks Fare/ Shtohen rastet e mashtrimit, 1500 euro për kontrate pune në Suedi

Mashtrimi për punësim në vendet e Europës është fenomeni më i fundit, ku mijëra shqiptarë e kanë pësuar.

Në javët e kaluara, Fiks Fare tregoi me zë dhe figurë, sesi agjencia e punësimit B&M Group në Tiranë mashtronte shqiptarët se u siguronte kontrata pune për në Angli. Telefonata të shumta vazhdojnë të mbërrijnë në redaksinë e Fiksit për këtë agjenci.

Ndërkohë, një rast tjetër mashtrimi, ka mbërritur në redaksinë tonë, që bën fjalë për punësim në Suedi. Kësaj radhe, një person hiqej sikur siguronte kontrata pune në veri të Europës. Skema është e njëjtë, e denoncuar disa muaj më parë nga Fiks Fare. Personi merrte paratë, u linte mjetet e identifikimit qytetarëve dhe zhdukej.

Mashtruesi i ka marrë 1500 euro një qytetari, të cilin do e punësonte shofer te i vëllai në Suedi. Ai i ka dhënë 1500 euro, ndërkohë që mashtruesi për t’u bërë i besuar i ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij. Por, personi nuk shkoi kurrë në Suedi, ndërsa qytetari tashmë ka në dorë vetëm pasaportën e mashtruesit.

Një 40 vjeçar tha për Fiks Fare se në vitin 2018 ka rënë pre e mashtrimit nga një person i quajtur Emirjan Gilani për vizë pune në Suedi.

“Gilani më tha se ka vëllanë në Suedi dhe ka një kompani të regjistruar në atë vend. Vendi i punës ishte shofer kamioni, ndërkohë që Emirjan Gilani më ka kërkuar një shumë prej 1500 euro” thotë denoncuesi.

Më tej saktëson se e ka takuar disa herë këtë person. Madje, ai i ka mbushur mendjen se vërtetë kishte vëllanë në atë vend.

“I kam dhënë plot 1500 euro. Mashtruesi për t’u bërë i besuar, më ka lënë pasaportën dhe certifikatën e tij” vijon ai, teksa në dorë ka vetëm mjetet e indetifikimit të këtij personi. “Më shkroi edhe një copë letër ku saktësonte se më mori këtë shumë borxh dhe do mi kthente për disa javë. Jo disa javë, po kanë kaluar vite edhe unë s’kam marrë kurrë paratë e mia” përfundon denoncuesi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat/ Misteri i dhunimit për vdekje të dy të moshuarve brenda banesës, zbulohet identiteti i çiftit të bashkëshortëve

Zbardhet identiteti i çiftit të moshuarve që u gjetën të dhunuar për vdekje në banesën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VLORË/ Në skafin pirat 11 turistë të huaj, difekt në mes të detit

Policia Kufitare dhe Roja Bregdetare shpëtojnë 12 shtetas, nga të cilët 11 turistë nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Tiranë, 26-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 5-të i pallatit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në rrugën “Selaudin Bekteshi”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentoi 28-vjeçaren duke ecur në sens të kundërt në Rrugën e Durrësit, arrestohet i riu

Një aksident me pasojë një vajzë të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Traveling Lifestyle”: Shqipëria mes destinacioneve më të lira evropiane për t’u vizituar në 2024

A po shtrëngohet buxheti juaj, por udhëtimi është gjëja e fundit që do të dëshironit…

LEXO ME SHUME