Categories Lajme

Denoncimi i Fiksit për vjehrrën që punonte në vend të nuses, reagon Posta Shqiptare

Menjëherë pas transmetimit në Fiks Fare të skandalit që ndodhte në Zyrën Postare në Priskë, ku vjehrra punonte në vend të nuses, firmoste, vuloste dhe shpërndante pensionet edhe pse kishte dy vjet që kishte dalë në pension, reagoi Posta Shqiptare. Një grup pune i drejtorisë së postës shqiptare të Tiranës shkoi në degën postare të Priskës dhe verifikoi të gjitha problemet e ngritura në Fiks Fare një natë më parë.

Në njoftimin e saj zyrtar, Posta Shqiptare, thekson se grupi i kontrolli u ngrit duke marrë shkas nga ngjarja e paraqitur nëpërmjet emisionit investigativ “Fiks Fare”, mbi shkeljet e përsëritura nga ana e Kryetares së Zyrës Postare Priskë, znj. Vjollca Delia. Po sot është bërë lirimi i menjëhershëm nga detyra i punonjëses nga Drejtoria e Filialit të Postës Tiranë dhe zbatimi i procedurave të mëtejshme administrative.

Një ditë më parë Fiksi denoncoi veprimet abuzive të kryetares së degës postare të Priskës, znj Vjollca Delia, e cila nuk qëndonte në vendin e punës dhe e zëvendësonte vjehrra e saj, ish punonjëse e asaj dege,tashmë pensioniste.

Bashkëpunëtorët e Fiksit ndoqën nga afër punën në këtë filial poste ku panë se zonja  Teuta  Deliu (vjehrra e kryetares së degës postare Priskë) punonte, madje shpërndante pensione dhe pagesa invaliditeti.

Vetë vjehrra pensioniste pranoi se e ndihmonte nusen e djalit në këtë punë prej dy vitesh, edhe pse e dinte që ishte duke shkelur ligjin. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME