Categories Lajme

Kanë ikur në Siri prej 8 vitesh, familja humb kontaktet me të afërmit në Vlorë, dyshohet se kryefamiljari është vrarë

Nëntë anëtarë të familjes Korvafaj nga fshati Kuç gjenden sot në zonën e luftës në Siri.

Hasan Korvafaj i datëlindjes 1958, në vitin 2012 do të udhëtonte bashkë me gruan dhe dy fëmijët (një vajzë dhe një djalë autik) drejt Sirisë.

Për t’u pasuar më pas nga djali i madh Erjoni që do t’u bashkohej në Siri bashkë me gruan dhe dy fëmijët një djalë Omari asokohe vetëm 6 vjeç, Hatixhe 3 vjeç dhe me nusen shtatzënë.

Pa lajmëruar asnjë të afërm, familja e Hasan Korvafaj do të humbiste kontaktet me të afërmit për rreth 1 vit, deri sa me këmbënguljen e vëllait të tij të vogël, Çerçizit, pas kontakteve me hoxhën e Mëzezit mundësohet komunikimi me telefon me Hasanin.

Në të vetmin kontakt familjarët kujtojnë që Hasani ishte bërë pishman për udhëtimin drejt Sirisë. Ai vetëm qante tregon vëllai i tij Çerçizi, ky ishte i vetmi komunikim me Hasanin për të mos folur më kurrë me të.

Vëllai tjetër i Hasanit, Luan Korvafaj tregon se janë njoftuar jo zyrtarisht se Hasani ka ndërruar jetë, ai ishte vrarë në vitin 2013. Ndërsa me pjesëtarët e tjerë të familjes, 2 nipërit Erjonin dhe Ajnin apo mbesën Idën nuk kanë pas asnjë komunikim. As me 3 fëmijët e Erjonit.

Hajdo Korvafaj, kunata e Hasanit tregon për ngjarjen.

Sulltana Balili, motra e Hasanit flet se si nisi familja e vëllait të merrej me fenë pas miqësisë që nisën me hoxhën e Mëzezit. Ekonomikisht ishin mirë tregon e motra, ndërsa shton se nuk di mbi arsyet që detyruan familjen e të vëllait të largohej.

“Ata kanë mbetur vetëm në mes të luftës, nuk kanë faj për veprimet e të mëdhenjve”, thotë Sulltana për Fax News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME