Categories Lajme

Denoncimi: Në Spitalin e Lezhës nuk ka aparaturë mamografie, ja disa të vërteta që duhet të dinë qytetarët

Nënkryetarja e Bashkisë së Lezhës, Alfrida Marku, me anë të një postimi në rrjetet sociale, akuzon Ministrinë e Shëndetësisë, që ndërsa proklamon për kontrollin që duhet bërë për të parandaluar kancerin e gjirit, në Lezhë nuk ka ende një aparaturë mamografie, që gratë të kryejnë kontrollin.

Ndërsa ka denoncuar këtë fakt, Marku ka bërë edhe një rezyme të asaj që duhet të dinë qytetarët e Lezhës, ndërsa shprehet se kanceri i gjirit nuk sulmon vetëm në tetor por në çdo kohë, e kësisoj qytetarët duhet të jenë vigjilentë.

Numri 2 i Bashkisë Lezhë shprehet se edhe përse u premtua për një aperaturë mamografie, ende nuk ka asnjë veprim.

Postimi i plotë:

Në Spitalin Rajonal të Lezhës NUK KA APARATURË MAMOGRAFIE!
******
Qytetarët duhet të dinë disa të vërteta:

– Ndër 83 mijë banorë mbi 18 vjeç që jetojnë në Lezhë, me një përllogaritje të thjeshtë (jemi gjysma më e mirë e kësaj bote), afërsisht 40 mijë janë gra dhe vajza.
– Ndër 108 mijë banorë që ka Bashkia Lezhë, afërsisht 60% e tyre jetojnë në zonat rurale, pra në fshat.
– Çdo vit, në Lezhë, diagnostikohen rreth 23 raste të reja me kancer gjiri, në shkallë të avancuar pjesa më e madhe.
– Zyrtarisht, dhe jo vetëm në Lezhë, numrin më të lartë të të papunëve e përbëjnë gratë e vajzat, ndonësë zënë numrin më të lartë të studentëve në auditore.

Zonjat nga qyteti dhe pushteti, të ardhurat dhe jetesa e të cilave ua mundëson edhe një vizitë rutinë në spitalet private, duhet të dinë se:

– Në Spitalin Rajonal të Lezhës NUK KA një APARATURË MAMOGRAFIE.
– Në Spitalin Rajonal të Lezhës nuk u bë kurrë e mundur vënia në funksion e një mamografie, ndonëse u premtua.
– Kanceri i gjirit dhe çdo sëmundje tjetër nuk përzgjedhin datat në të cilat godasin trupin tonë.
– Mamografia e lëvizsshmë është një tallje që bëhët me qytetarët, me lezhjanët, me nënat e motrat tona, me secilën prej nesh.

Zonjat nga qyteti, duhet të dinë se sëmundja prek edhe në janar, shkurt, mars…..dhjetor, jo vetëm 10 ditë në tetor!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME