Categories Lajme

Denoncimi për “KÇK”, vjehrri i prokurorit Kolë Hysenaj biznes gjigand në Fushë Prezë (FOTO)

Në redaksinë e Dosja.al ka ardhur një denoncim për prokurorin Kolë Hysenaj, pas lajmeve për votimin e këtij të fundit dhe për përdorimin e tij nga maxhoranca.Disa qytetarë shprehen se Hysenaj, që pavarësisht se ishte në listën e zezë të “KÇK”, të hartuar nga vetë Kryeministri Rama, jo vetëm që nuk u shkarkua por u ngrit në detyrë, zotëron një godinë të madhe në Fushë-Prezë, të cilën e ka të regjistruar në emër të vjehrrit të tij.

Bëhet fjalë për pronën që shikoni në foto, ndërtesën tre katëshe të rrethuar me avlli. Fotot janë dërguar në redaksinë e Dosja.al, të cilët shprehen se e gjithë zona e di që godina në fjalë është e prokurorit Kolë Hysenaj që mbart në shpatulla drejtësinë e padhënë për vogëlushin Denis Almadhi që humbi jetën në operacion, dëmshpërblimin e munguar për punonjësin B. Bozhana nga Durrësi që humbi jetën në punë në segmentin Korçë – Ersekë.Ndërkohë kujtojmë se neni 30 Ligji nr. 84/2016 përcakton se për rivlerësimin kalimtar të gjyqtareve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, duhet vleresuar pasuria e tyre dhe e personave të lidhur me subjektin, në rastin kontret me Hysenajn.

Godina rezulton e regjistruar në emrin e vjehrrit të Hysenajt, por që aktualisht po punohet nga persona të tjerë, të cilët e kanë marrë me qera.  Gjithsesi Dosja.al do të vijojë të investigojë në lidhje me çështjen në fjalë, për t’ju njohur edhe më dokumentat përkatëse që vërtetojnë pronësinë e kësaj godine. Dosja.al ka sjellë në vëmendjen e publikut edhe denoncime të tjera në lidhje me pronat e prokurorit Kolë Hysenaj që falë bindjes së tij politike dhe përkrahjes së maxhorancës nuk u shkarkua. Një nga rastet që mund të përmendim është ajo e vilës së tij në Korçë që kap vlerën e 500 mijë eurove, por që është trajtuar si “Objekt i trashëgimisë kulturore”, sipas vendimit të ministrisë së Kulturës./Dosja.al

     

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME