Categories Lajme

Deportimi i Çelik, Lleshaj: Ishte në paligjshmëri, s’ka kërkuar azil. Sfidoj avokatët e tij të më tregojnë dokumentin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për herë të parë në lidhje me deportimin e shtetasit turk, Harun Çelik. I ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Kapital”, në Vizion Plus, Lleshaj u shpreh se Çelik nuk ka dorëzuar ansjë dokument zyrtar të dorëzuar tek autoritetet për të përfituar azil politik. Më tej ministri sfidoi dhe avokatët e Çelik që ta provojnë diçka të tillë në gjykatë, pasi u shpreh i bindur se nuk ka pasur ansjë kërkesë zyrtare.

Jam informuar për këtë rast nga media sepse policia nuk merr leje tek ministri për të vepruar. Pastaj jam interesuar dhe kam parë që rasti është qartësisht i amplifikuar nga media. Ai ka qenë në kushtet e paligjshmërisë së plotë. Nuk ekziston asnjë dokument që të provojë që ai ka aplikuar për azil. Avokatët e tij, për fat të mirë Shqipëria është një vend i lirë ku ka gjykata, dhe mund ta provojnë këtë. Kërkesat për azil nuk janë verbale, por janë të shkruara. Ka jo një, jo dy, jo 10, jo 100, por mijëra qytetarë shqiptarë që dëbohen nga shtetet e tjera për arsye të ndryshme.”, tha Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME