Categories Lifestyle

Depresoni nuk njeh moshë dhe gjini, cilat janë simptomat paralajmëruese që s’duhet t’i injoroni kurrë

Sipas OBSH-së (Organizatës Botërore e Shëndetësisë) problemet e shëndetit mendor janë rritur me 35% këto 20 vitet e fundit. Ndër më shqetësueset është depresioni, si dhe vështirësia që haset në zbulimin e hershëm të tij. Në pjesën dërrmuese të rasteve, pacientët shkojnë tek mjeku në stade të rënduara, kur trajtimi i sëmundjes kërkon ndjekjen për një kohë të gjatë, si dhe mund të mos shoqërohet me rezultatet e kërkuara. Por si ta dalloni se një person vuan nga depresioni, cilat simptoma janë këmbana e alarmit që duhet të njohim të gjithë.

1. Çrregullimet të theksuara të humorit: Më shumë se 90% e njerëzve që vuajnë nga depresioni përjetojnë gjendje shpirtërore hidhërimi ose dekurajimi të zgjatur.

2. Ankth: Shumica e pacientëve me depresion përjetojnë ankth, që do të thotë shqetësim i brendshëm me tmerr, frikë ose parashikim për rrezik, së bashku me disfunksione të sistemit autonom, si ndjesia e rrahjes së shpejtë të zemrës, flutura në stomak, pulsi i shpejtë.

3. Çrregullime të oreksit: Shumë pacientë depresivë kanë humbje të oreksit, shoqëruar me ose pa humbje në peshë. Humbja në peshë mund të jetë e vogël ose shumë e madhe, madje sa të kërcënojë jetën. Një pakicë njerëzish, veçanërisht gratë e reja dhe ato me sëmundje bipolare, mund të kenë mbingrënie (hiperfagi) ose ngrënie e pakontrolluar, e shoqëruar me vjellje të menjëhershme (bulimia).

4. Humbja e interesit për aktivitetet e zakonshme: Në këto raste pacientët manifestojnë jo vetëm humbje të kënaqësisë, por, gjithashtu edhe pakësim të motivacionit, shpesh në të gjitha fushat e jetës. Puna, jeta shtëpiake dhe gjithë veprimtaritë e tjera duken pa kuptim dhe jo interesante.

5. Mungesë të shpresës: Njerëzit që vuajnë nga depresioni, ndiejnë se nuk mund të përballen as me detyrat më të vogla, duke përfshirë higjienën personale dhe paraqitjen estetike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME