Në Durrës, zona Plazh, Shkozet, me deputeten e Durrësit, Klodin, me administratorin e zonës, Erionin, me struktura të bashkisë Durrës, e bashkë me deputetët e Vlorës Vilma Bello, Edin, Fate Velaj, Vullnet Sinaj, dhe me kryetarin e Bashkisë, Vlorë, Dritan Lelin pranë familjeve që u prekën nga tërmeti i djeshëm, në mbështetje të plotë e solidaritet njerëzor. Ditë e ngarkuar emocionalisht nga përballja me të papriturat e natyrës. Por, të gjithë bashkë, për të takuar nga afër çdo banor e familje të prekur nga tërmeti. Reagim në kohë i të gjitha stukturave, për t’iu gjendur pranë të gjitha familjeve që përjetuan orët e pasojat e tërmetit shkruan deputetja Vilma Bello.

Categories
Lajme
Deputetët e Vlorës në mbështetje të plotë e solidaritet njerëzor
