Categories Lajme

“Deputetët janë të popullit, individët janë të vetes”, Rama për Bllakon: Përpara ligjit të gjithë të barabartë. Në nivelin personal, jam shumë i…

Kryeministri Edi Rama ka folur pasditen e sotme për çështjen e deputetit të PS-së Alqi Bllako dhe akuzat e ngritura nga SPAK, që kërkoi arrestimin e tij.

Rama tha se përpara ligjit nuk ka deputet, nuk ka ministra, nuk ka forcë, nuk ka të privilegjuar, janë të gjithë të barabartë. Në nivelin personal ai tha se është shumë i keqardhur.

“Deputetët janë të popullit, individët janë të vetes dhe përpara ligjit nuk ka deputet, nuk ka ministra, nuk ka forcë, nuk ka të privilegjuar, janë të gjithë të barabartë dhe habitem që ka akoma nevojë për të tilla pyetje, ndërkohë që gjithçka po ndodh nuk është asgjë tjetër veçse përgjigjja për të gjithë ata që nuk besonin se në Shqipëri do të bëhej një reformë në drejtësi.

Nuk besonin se në Shqipëri do të vinte dita që edhe njerëz me imunitet dhe me pushtet do të shkonin para drejtësisë. nuk besonin që këtë reformë ne ndërmorëm dhe unë personalisht me shumë vendosmëri jo vetëm, por së bashku me PS e kemi udhëhequr dhe do vazhdojmë ta mbështeism jo për të kapur drejtësinë por për të krijuar kushtet që me kohë, me durim, një proces reformimi i drejtësisë të bëjë të mundur që të ketë një Shqipëri të drejtë për gjeneratën tjetër. Kështu që në nivelin personal, njerëzor, patjetër që jam shumë i keqardhur, por në nivelin e detyrës sigurisht që i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Nga Bangkoku drejt Italisë me valixhen e mbushur me drogë, shqiptari arrestohet në “Malpensa”

Shqiptari zbarkoi në aeroportin e “Malpensës” në Milano, ndërsa zbriti nga avioni i linjës së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP operacion në Sarandë e Ksamil për ndërtimet pa leje, dyshohen efektivë të përfshirë në aktivitete të paligjshme

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur një operacion në Sarandë, Ksamil dhe në disa zona…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë në banesë 60-vjeçari në Maliq

Një 60-vjeçar gjendet i pajetë në fshatin Zëmblak të bashkisë Maliq. Sipas informacioneve paraprake, mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga autorëve të vjedhjes/ Tiranë, grabitën para dhe bizhuteri në një apartament më 8 maj

Dy persona janë vënë në pranga nga komisariati nr 3 në kryeqytet të dyshuar për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mungesë infrastrukture në Fushë-Mamurras! 100 familje pa rrugë dhe një urë në rrezik shembjeje

Rruga në pjesën e poshtme të Fushë-Mamurrasit, pranë Lumit të Drojës, në kufirin ndarës mes…

LEXO ME SHUME