Deputeti Adriatik Alimadhi, ka rezultuar negativ në testin e kryer. Alimadhi u shtrua në Spitalin Infektiv më 27 mars, pasi pati simptoma të koronavirusit dhe gjendja e tij u përkeqësua.
Sipas mjekëve, ai kishte sëmundje shoqëruese, pasi vuante nga hepatiti kronik. Në raportimin e sotëm nga Ministria e Shëndetësisë, u konfirmuan edhe 25 raste të reja, duke e çuar në 609 numrin total të të infektuarve në Shqipëri.