Deputeti Kostaq Papa i bërë i njohur tashmë për deklaratën e tij për femrat e shumta dhe uiskin që kishte në moshën e Kacurelave flet në një intervistë për Vlora News dhënë gazetarit Viktor Avdiaj. Papa flet nga shtepia e tij në fshatin Sopik të Sarandës në një peisazh të bukur duke vënë theksin në lashtësinë e këtij fshati , njerëzit puntor të tij dhe situatën aktuale politikë pa lënë mënjanë dhe problemet e shumta të emigracionit .Sipas deputetit Papa emigracioni mbetet një plagë për shoqërinë shqiptare ndërkohë që tregon për pasionin e tij për letërsinë dhe studimet albanologjike .Tashmë ai ka në dorë disa botimë te reja për historinë shqiptare dhe letërsinë moderne. Intervistoi gazetari Viktor Avdia .
