Categories Lajme

OBSH: Europa po raporton 26 mijë raste të reja çdo ditë

Vendet evropiane po regjistrojnë mesatarisht 26,000 raste të reja me koronavirus çdo ditë. Kështu ka deklaruar drejtuesi i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit për Evropën ndërsa paralajmëroi për një “rigjallërim” të pandemisë. Në një konferencë për mediat të mbajtur të enjten, Hans Kluge u shpreh se ndërsa epiqendra e pandemisë ka lëvizur tek Amerikat, rajoni i Evropës vijon që të ketë 17 për qind të rasteve totale në botë.

Rreziku i “rigjallërimit” të pandemisë, sipas tij, nuk ka qenë kurrë larg.

“Rastet e reja kanë vihuar që të rriten çdo javë në rajon. Janë regjistruar 40,000 raste më shumë në javën e parë të gushtit, krahasuar me javën e parë të qershorit, kur rastet ishin në pikën e tyre më të ulët. Çdo ditë tashmë Evropa raporton mesatarisht mbi 26,000 raste të reja. Kjo vjen edhe si pasojë e lehtësimit të masave shtrënguese…autoritetet kanë lehtësuar masat ndërsa njerëzit kanë ulur mbrojtjen,” deklaroi Kluge. Ai shtoi se OBSH Evropë mund të mbajë një mbledhje virtual me 53 shtetet anëtarë për të vendosur rreth rihapjes së shkollave, si dhe për “të diskutuar veprime konkrete…për t’u siguruar që fëmijët të marrin edukimin e duhur.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME