Categories Lajme

Deputeti i PS Hyseni tregon pse presidenti Meta ka ngritur tonet përsëri: Anti-KÇK do shtrihet edhe ndaj politikës

Mbrëmjen e sotme në Byro Politike përballë gazetares Juli Xhokaxhi ishte deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni.Nisur nga tensionet e ngritura sërish mes presidentit Meta dhe mazhorancës, Hyseni tha se Meta ndihet i kërcënuar dhe i frikësuar ndaj dhe ka lëshuar deklarata dje dhe sot.

Hyseni gjithashtu deklaroi se presidenti i frikësohet thellimit të reformës në drejtësi pasi paketa anti-KCK do të shtrihet në vazhdim edhe ndaj politikës.

“Presidenti në detyrë është një nga aktorët që e njeh mirë politikën shpiku këtë termin grusht  shteti. Në çdo fjalor  përkufizohet  si rrëzim i pushtetit nga metoda anti-kushtetuese zakonisht nga ushtria nga fraksione të ushtrisë të mbështetura.

Këtu duket qartë halli që ata dy zotërinjtë që u takuan sot kanë. Liderët e opozitës Meta me Bashën edhe në deklarata u lexuan qartë qëndrimet e tyre. Njëri e ka hallin te rotacioni, ndërsa Meta e ka hallin te kolltuku, karriera dhe pasoja të tjera që mund të vijnë më pas. Analiza që bëhet po të shikoni është tmerri që kanë këto ditë nga thellimi i reformës në drejtësi. Si pasojë e reformës u hoqën një thes me hajdutë nga institucionet e drejtësisë.

Por pse pikërisht sot këto deklarata të presidentit?

Pikërisht se vazhdon të thellohet reforma, janë disa ndryshime në ligjet kushtetuese që lidhen me thellimin e pasojës  së reformave, paketën e vërtetë anti-KCK që është duke ardhur. Faza e parë kaloi me OFL, aza tjetër do të vazhdojë me këdo që ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar.   

Pra paketa anti-KCK do të shtrihet edhe te politikanët që kanë lidhje me krimin, do të shtrihet deri te politika dhe ndaj kujtdo që ka shkelur, shkel dhe do të shkel ligjet e vendit.

Duke qenë se ne jemi në këto hapa dalin edhe aktorët e tmerruar siç janë Presidenti, lideri i opozitës. Ata janë duke bërë lojë teatrale tashmë.

Pse thashë këto ditët e fundit? Sepse Presidenti aty i kishte këto dy gisht prova të reja. Ne presidentin e republikës e kemi konsideruar një çudi të së kaluarës”, tha Hyseni./abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME