Categories Lajme

Deputeti në Maqedoninë e Veriut fiton betejën, mesazh qytetarëve: Tregoni kujdes

Koronavirusi nuk ka kursyer as liderët në mbarë botën, ku shumë prej tyre janë infektuar dhe ja kanë dalë në betejën me këtë virus vdekjeprurës. Kështu ka ndodhur edhe me deputetin e LSDM-së në Maqedoninë e Veriut, Muhamed Zekiri i cili ditën e sotme ka njoftuar se ka fituar betejën me Covid-19, së bashku me bashkëshorten dhe vajzën tre muajshe. Ky lajm është bërë me dije nga vet deputeti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë lajmin e mirë, se është shëruar plotësisht si edhe ka falënderuar mjekët që u kujdesën për të dhe familjen e tij.

Ndër të tjera Zekiri shkruan se familja e tij ka kaluar një sprovë të madhe, të cilën nuk do t’ia kishte uruar as armikut të tij më të madh. “Dua të bëj një falënderim të veçantë për mjekët dhe personelin e klinikës së infektivit. Për ata që kanë sakrifikuar dhe vazhdojnë të sakrifikojnë gjithçka për ne: dr.Ilirin, dr.Milena ,dr.Fadilin dr.Ana stafin tjetër mjekësor të palodhurat Rejhani, Vesna, Elana, Kiki, Suhejla, Fisniku, Nuredini, Velimiri e shumë të tjerë të cilët 24 orë vazhdojnë të jenë në shërbim të pacientëve në repartin e infektivit.”– shkruan ai. Më tej deputeti i LSDM-së ka bërë një mesazh të fortë, për të gjithë ata që nuk besojnë se koronavirusi ekziston, që të ndërgjegjësohen dhe të kujdesën për veten dhe familjarët e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME