Categories Lajme

Gjendet ilaçi që lufton Covid dhe kushton shumë pak

Dexamethason është ilaçi i parë që shpëton pacientët e sëmurë me koronavirus, shkruan Sky news. Eksperti britanik thotë se ilaçi është një zbulim i jashtëzakonshëm në luftën kundër koronavirusit. Dexamethasoni ul vdekshmërinë me një të tretët e pacientëve të intubuar, raporton abcnews.al Për ato në oksigjen, ai ul vdekjet me 50 për qind. Ilaçi është pjesë e testimit më të madh në botë për ilaçet që kurojnë koronavirusin. Kërkuesit shprehen se nëse ky ilaç do të ishte përdorur në Britaninë e Madhe në fillim të pandemisë, do të kishte shpëtuar 5 mijë jetë.

Ai përdoret për të ulur inflamacionin në një sërë sëmundjesh, dhe duket se ndihmon në ndalimin e dëmtimit të sistemit imunitar gjatë përpjekjeve për të shëruar koronavirusin, raporton abcnews.al Mendohet se ilaçi mund të kishte shpëtuar midis 4,000 deri në 5000 jetë, nëse do të ishte përdorur më herët. Gjatë një periudhe 28-ditore, shkalla e vdekshmërisë në mesin e pacientëve që kishin nevojë për ventilim ishte 41%, dhe për ata që kishin nevojë për oksigjen ishte 25%.

Testimi po drejtohet nga një ekpi i Universitetit të Oxfordit, në rreth 2000 pacientë me Covid-19, ne frymëmarrje artificiale. Por, dexamethasone nuk ndihmon persona me simptoma të lehta, të cilët nuk kanë nevojë të marrin frymë me aparat. Ilaçi kushton pak, gjendet kudo, dhe ai mund të blihet edhe nga vendet e varfra të cilat kanë një numër të lartë infeksionesh.ABC NEWS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME