Categories Lajme

Deputetja greke flet për pakicë kombëtare shqiptare: Në shkolla duhet të mësojnë gjuhën e tyre

Për herë të parë në Kuvendin e Greqisë është folur për pakica kombëtare vllahe, shqiptare dhe sllavomaqedonase.

Kjo ka ndodhur gjatë një debati në Kuvendin grek më 8 prill 2022. Ishte deputetja e “Mera 25” në Parlamentin grek, Sofia Sakorafa, e cila përmendi shqiptarët si pakicë në Greqi.

Deklarata e saj ka shkaktuar zemërim të madh brenda Greqisë, ku shumë politikanë i kanë dalë kundër.

Deputetja konkretisht gjatë fjalës së saj në Kuvend duke folur për një minoritet “vlleh”, “shqiptar” dhe “sllavo-maqedonas” në Greqi, ka kërkuar që gjuhët e tyre të mësohen në shkollat ​​e vendit.

“Ne kemi detyrimin që në procesin arsimor, në shkolla, t’u japim minoriteteve mundësinë të përjetojnë diversitetin dhe traditën e tyre gjuhësore.

Një parantezë këtu: Së fundi, shteti grek ka detyrimin të kapërcejë trajtimin fobik dhe kompleks të gjuhëve dhe kulturës së veçantë të komuniteteve të tij.

Solidariteti kombëtar dhe ekzistenca e kombit nuk kërcënohet as nga ata, as nga vllehët, as shqiptarët e as sllavomaqedonasit. Dhe askush nuk ka të drejtë të krenohet me historinë e shtetit grek në këtë fushë” u shpreh deputetja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME