Categories Sport

Derbi i Italisë për kreun e Serie A, formacionet e mundshme

Interi dhe Juventusi do të luftojnë kokë me kokë sonte në San Siro, në derbin e Italisë, në një betejë për kreun e Serie A. Romelu Lukaku përballet me probleme fizike dhe është në dyshim për Interin, derisa Juventusi mbështetet në Aaron Ramsey, Cristiano Ronaldon dhe Gonzalo Higuainin në sulm, raporton Gazeta Express. Trajneri i Interit, Antonio Conte, përballet për herë të parë me ish-klubin e vet dhe synon ta mbrojë fillimin e përkryer në Serie A.

Alexis Sanchez është i pezulluar, por Lukaku është problemi kryesor i Interit, i cili mungoi në humbjen 2:1 në Ligën e Kampionëve në mesjavë për shkak të lodhjes muskulore. Ai është kthyer për këtë ndeshje por nuk dihet nëse do të luajë titullar apo jo. Alternativa e tij e vetme është Matteo Politano.

Ndërkohë, Maurizio Sarri pritet ta nisë ndeshjen me Ronaldon dhe Higuainin në sulm dhe Ramseyn prapa tyre. Ndërsa në mesfushë Sami Khedira dhe Blaise Matuidi pritet të formojnë partneritet me Miralem Pjanic.

Formacionet e mundshme: Inter (3-5-2): Handanovic; Godin, De Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; R Lukaku, Lautaro Martinez Banka e Interit: Padelli, Ranocchia, Bastoni, Biraghi, Lazaro, Dimarco, Borja Valero, Gagliardini, Vecino, Candreva, Politano, Esposito

Juventus (4-3-1-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Ramsey; Higuain, Cristiano Ronaldo Banka e Juventusit: Buffon, Pinsoglio, Rugani, Demiral, Bentancur, Emre Can, Rabiot, Bernardeschi, Dybala Gjyqtar: Rocchi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME