Categories Lajme

Deri kur zgjasin ditët pranverore? Ja si do jetë moti javën e ardhshme

Ditët pranverore zgjasin deri në fillim të javës që vjen e më pas parashikohet një situatë gati e rrezikshme për përmbytje serioze.

Reshjet nisin ditën e diel gjatë natës në veri të vendit ku është edhe zona ujëmbledhëse e liqeneve të hidrocentraleve. Meteoalb parashikon që gjatë ditës së rënë reshjet e shiut do të jenë mesatare në basenin ujëmbledhës së lumit Drin reshje të cilat vijojnë kryesisht mesatare edhe ditën e martë. E mërkura sjell një pakësim të reshjeve në të gjithë basenin e lumit Drin por sërish dita e enjte fuqizon reshjet në veri duke sjellë edhe rrebeshe të përkohshme në pellgun e liqenit të hidrocentralit të Komanit dhe më pak në pellgjet liqeneve të hidrocentraleve të Vaut të Dejës dhe Fierzës.

E premtja sjell fare pak ose aspak reshje në veri. Parashikimet flasin për reshje deri në 100 milimetra në një interval nga 24 deri në 30 orë. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta gjatë ditëve me reshje duke ndihmuar edhe në shkrirjen e shtresës së borës në tërësi në basenin e lumit Drin. Kjo ka për të shtuar shumë më tepër nivelin e prurjeve në këto liqene.

Niveli i tyre mbahet nën kontroll nga Korporata elektroenergjitike dhe nëse niveli i afrohet pikut atëherë do të hapen portat e shkarkimit. Po ashtu, gjatë gjithë kësaj periudhe me reshje, edhe territori i Malit të Zi do të ketë reshje të konsiderueshme, kryesisht gjatë ditës së enjte ku Mali i Zi paraqitet me reshje me intensitet më të lartë se veriu i Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME