Categories Lajme

Deri tani Shqipëria ka siguruar mbi 9 mijë vaksina

Pas vaksinave të Pfizer, priten edhe nga AstraZeneca Deri tani Shqipëria ka siguruar mbi 9 mijë vaksina Pfizer. Në 11 Janar në vend mbërritën 975 dozat e para. Kryeministri Edi Rama së bashku me Ministren e Shëndetësisë thanë se ato ishin dhuratë nga një shtet mik europian, i cili nuk u bë asnjëherë i njohur.

Dozat e tjera të vaksinave erdhën falë marrëveshjes me kompaninë Pfizer. Në 2 Shkurt, Shqipëria siguroi 1 mijë e 170 vaksinat e para antiCovid-19 të kompanisë Pfizer, BioNTech. Ndërsa pjesa tjetër prej 7020 dozash kanë mbërritur në 15 Shkurt.

Nga kontrata me Pfizer deri tani kanë mbërritur 8190 doza vaksine. Në total në Shqipëri janë siguruar 9165 doza vaksine, të gjitha të prodhuara nga Pfizer.

Më 22 Mars pritet të vijë edhe doza tjetër e vaksinave. Në total deri në fillim të Marsit, Shqipëria do të ketë 40 mijë doza nga Pfizer.

Autoritetet shëndetësore thonë se janë siguruar vaksinimi për 800 mijë persona më të dyja dozat. Një tjetër rrugë nga e cila pritet të mbërrijnë vaksina është AstraZeneca për të cilën qeveria shqiptare tha se është në fazën përfundimtare të bisedimeve. Shpresë ka dhënë së fundmi edhe mekanizmi Covax që përpara pak ditësh bëri të njohur planin e shpërndarjes së vaksinave të para.

Në Shqipëri, mekanizmi Covax parashikon të sjellë dy lloje vaksinash, si ato të prodhuara nga kompania Pfizer BioNTech, ashtu edhe nga AstraZeneca. Në planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave thuhet se furnizimi i parë pritet të jetë prej 141 mijë e 600 dozash nga kompania AstraZeneca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër, nëna me tre fëmijët e zhdukur prej disa ditësh, njëri prej të miturve gjendet i pajetë në lumin Drin

Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Shkodër. Nëna bashkë me tre fëmijët…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet vrasësi i dy të moshuarve në Dropull

Tre ditë pas vrasjes së çiftit të moshuar në banesën e tyre në Dropull, policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperaturat do të arrijnë deri në 25 gradë, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Depërtimi i masave ajrore të qëndrueshme me origjinë perëndimore do të sjellë në vendin tonë…

LEXO ME SHUME