Trajneri i Francës, Didier Deschamps është i kënaqur nga fitorja e sotme ndaj Shqipërisë, ndërkohë që e pranoi se nuk e priste që të ishte aq e thjeshtë.
“Nuk e kisha parashikuar këtë rezultat se varej shumë nga ne. E filluam mirë, gjetëm mundësinë të shënonim shpejt dhe pastaj kishim kontrollin e ndeshjes. Pastaj kur humbëm topin, vendosëm agresivitetin që të mos i lejonim Shqipërisë të krijonte probleme. Ne bëmë atë që dimë të bëjmë, cilësia është. Sot me këtë mentalitet është parë diferenca. Nuk është se Shqipëria ka bërë një ndeshje të keqe, por Franca bëri një ndeshje të madhe.
E vështirë është kur të vjen një ndeshje kështu, nuk dua t’i heq meritat kujt bën mirë, kur e gjithë skuadra bën gjithçka kështu, është e vështirë. Shqipëria kishte agresivitet, vrapoi shumë pas topit, por kur vrapon kaq shumë është e vështirë të bësh gjërat e duhura. Shqipëria vuajti sot se ne bëmë gjithçka shumë mirë.
Ka diferenca edhe me Francën e tre viteve më parë dhe sot kanë ndryshuar lojtarët, edhe te Shqipëria, kemi edhe ne të rinj. Kjo është e ndryshme se e fundit ishte gjatë Europianit. Kjo është kualifikuese. Unë jam shumë i vëmendshëm të përgatit këto ndeshje”, tha Deschamps.