Categories Lajme

Dëshmia e fort Gjermane: Në Athinë kishte Gjykatë shqiptare

Shtegtarë të panumërt perëndimorë që vizituan Athinën në shekullin e nëntëmbëdhjetë pikasën një realitet që nuk e kishin parë asnjëherë në fandaksjet e tyre filohelene.

Magjepsja romantike pas vegimeve të së kaluarës u trondit keqazi me deluzionin që provonin udhëtarët sapo arrinin në Athinë: përpos rrënojave të Akropolit dhe tufave të dhenve që kullosnin qetë-qetë, gjithçka i ngjante një fshati shqiptar. E tillë është edhe dëshmia largvajtëse e historianit gjerman Jakob Philipp Fallmerayer (1790-1861). Një karrierë akademike e zhvilluar në rrethet shkollare të Bavarisë, ai do të bënte emër në Evropë me njohjen e tij enciklopedike të historisë së Greqisë mesjetare.

Vepra e tij monumentale ‘Historia e Moresë në Mesjetë’, e botuar në Shtutgart disa vite pas krijimit të Greqisë së pavarur, shkaktoi zemëratë gjithandej rretheve filohelene në Evropë.

Në zemër të teorisë së Fallmerayerit ishte ideja që grekët e kohës së tij nuk ishin tjetër veçse pasardhës të sllavëve dhe shqiptarëve të helenizuar. Më fjalë të tjera, sipas tij, nuk kishte kurrfarë vijimësi gjenetike midis Greqisë së vjetër dhe asaj të re.

Vepra e historianit tirolez përmban dromca interesante për vendosjen e grupeve të para shqiptare në Greqinë bizantine, konsekuencat e saj dhe gjëra të tjera me interes.

Athina, në kohën e Fallmerajerit, ishte e tëra shqiptare.

“Në kohën e sotme, Athina, kryeqyteti i mbretërisë së re, është më shumë shqiptare sesa ishte gjatë kryengritjes, për shkak se pas dëbimit të osmanëve të urryer, popullata shqiptare braktisi fshatrat dhe u vendos në qytet.

Aty u desh të ngrihej një gjykatë e posaçme në gjuhën shqipe për të vendosur drejtësinë për qytetarët jogrekë të Athinës”,shkruan Fallmerayer./arberianews/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME