Categories Lajme

Dëshmia tr onditëse e djalit: Bego dhe kolegu i tij bënin s*ks me…

Të tjera dëshmi tr onditëse kanë dalë në dritë për abuzimet e mësuesit “zhigolo” të shkollës së mesme artistike “Jakov Xoxa” në Fier. Emisioni “Stop” transmeton me zë dhe figurë rrëfime ekskluzive të ish-nxënësve të kësaj shkolle, që implikojnë profesorin e kantos Agron Bego, por edhe disa kolegë të tij, të së njëjtës shkollë.

Dëshmia e parë vjen nga një djalë i cili tregon sesi ka funksionuar mekanizmi i ngacmimeve se ksuale dhe si e mbronin njëri-tjetrin mësuesit e liceut të Fierit, duke u përfshirë edhe bashkarisht në afera se ksuale me nxënëset.

Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi skandalin e mësuesit Agron Bego. Ky i fundit ofrohej të ndihmonte një nxënëse me mungesat, në këmbim të intimitetit. Ai i tregoi se kishte punuar edhe zhigolo në shtëpi publike dhe ishte i të “99-tave”.

Madje profesori Bego e “këshillonte” vajzën të mos bënte s eks me bashkëmoshatarë, pasi ata nuk dinë të bëjnë s eks. Në fund ai pohonte se e kishte dashnoren më të re se vajza në fjalë.

Pas këtij skandali, ndaj profesorit Bego u mor masa e arrestit “burg pa afat”. Ai u pezullua nga shkolla dhe rasti po hetohet nga prokuroria.

Rrëfimi i djalit:

Djali-Kam qenë student i liceut “Jakov Xoxa”dhe sapo pashë emisionin, denoncimin e profesorit Agron Bego, ndjeva që dhe unë të flisja diçka për ato që di, asgjë më tepër.

Saimiri– Je i gatshëm, që të gjitha këto që të më thuash këtu t’i thuash përpara organeve?

Djali –Çdo gjë që them.

Saimiri– Domethënë mban përgjegjësi të plotë për këto që thua?

Djali– Po, pa pikë pa presje, pa shtuar asnjë lloj gjëje.

Saimiri –Dakord! Më trego ca detaje nga të gjitha ato, që ti do t’i tregosh, ngjarje… ndoshta të vajzave, jo nuk dua emra konkretë, për të mos i rënduar ato, po të pedagogëve dhe të profesorëve, që ishin atje domethënë? Çfarë di më tepër se kaq?

Djali-Di, që ata kanë qenë të lidhur me njëri-tjetrin… disa vajzave që i kishin marrë në duar po themi… që i kanë pas të tyret dhe me presionet që kanë bërë… kanë abuzuar se ksualisht me to.

Saimiri– Kanë ndodhur abuzime s eksuale?

Djali– Po, po, po! Dheeee…

Saimiri-Ti ke.. ti ke qoftë dhe një rast të vetëm të një femre, që ka ndodhur kjo?

Djali– Po është një rast shumë banal, që mua më ka ngelur në mëndje sot e kësaj dite. Nuk e harroj dhe s’besoj ta harroj ndonjëherë. Ka qenë rasti i një vajze, i cili, profesor Agroni, mbasi mbaronte punën e vet, punë me vajzën, i jepte çelësat një profesori tjetër.

Saimiri-Thua për abuzimet s eksuale? Po…?

Djali-Dhe i thoshte që shko se e ke shtëpinë vetëm…!

Saimiri-Kishte shtëpi, ambiente me qira?

Djali-Kishte shtëpinë e tij.

Saimiri-Kishte shtëpinë e tij…

Djali-Edhe ky shkonte dhe….

Saimiri-Sa vjeç ishte vajza, domethënë në çfarë viti?

Djali-Diku 16-17 vjeçe….

Saimiri-Ti e di emrin e kësaj vajzës, po?

Djali-Po patjetër! Hëëëë histori tjetër… Pothuajse gjysma e stafit ka qenë… ka qenë e tillë… Drejtori… kam rastis… një rast, që drejtori fuste duart ëëë…

Saimiri-Drejtori i shkollës thua?

Djali-Po profesoreve të tjera… profesoreve të tjera.

Saimiri-Në mes të stafit të tyre… stafit pedagogjik?

Djali-Kam rastis me një shokun tim, shok të klasës në korridor… e kam parë… kam parë ato veprimet e s’më ka ardhë mirë… Edhe kam pas raste, që dy profesorë, mundësisht janë edhe binjakë…

Saimiri-Japin mësim aty sot në lice ato?

Djali-Po, po, janë sot atje… prisnin vajzat, që të dilnin nga shkolla dhe bënin xhiro me makinën e tyre dhe i ngacmonin, hidhnin fjalë nga makina.

Saimiri– Domethënë, mbas orës së mësimit ishin…?

Djali– Mbas orës së mësimit, po. Ne njëherë e bëmë të madhe, për atë vajzën, që të fola pak më parë.

Saimiri– Ëhë…

Djali-Për atë, që abuzonin të dy, e bëmë të madhe në staf, e hapëm…

Saimiri– Pra është diskutuar… domethënë kohë më parë kjo histori?

Djali– Po, por të gjitha thoshin, që hesht! Më kupton?

Saimiri– Pra, profesorët ju thonin, që mos flisni?

Djali– Vetë stafi na thoshte: mos flisni!

Saimiri– Po thua për stafin pedagogjik, për mësuesit?

Djali– Po, po, po! /TV KLAN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel (EMRI)

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U mbyt bashkë me nënën në lumin Buna, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Gjendet trupi i fëmijës së dytë, i mbytur në lumin Buna. Dyshohet se nëna bashkë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 44-vjeçari

PKK Port, Vlorë, Tentoi të fuste në Shqipëri, 30 000 euro, pa i deklaruar, procedohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Alma Arrazi, pasi piu kafe me kunatën, mori dy vajzat e djalin dhe u hodh nga ura e Bunës! Kërkimet për gjetjen e trupave kanë vazhduar edhe gjatë natës

Mbrëmjen e 3 majit, Ergys Arrazi ka shkuar në policinë e Shkodrës dhe ka dëshmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike edhe…

LEXO ME SHUME