Categories Lajme

Dëshmon djali i 45-vjeçares shqiptare: Me babin u takova pak para krimit, hëngrëm akullore dhe pastaj …

Një nga dy fëmijët e Gentiana Hudhrës, 45-vjeçares shqiptare të vrarë me thikë dy ditë më parë në Itali nga ish-bashkëshorti i saj në mes të parkut, ka treguar se si e ka përjetuar ngjarjen e rëndë.

Djali i shqiptares, Mario tha për mediat e huaja se ishte takuar me të atin para se ai të masakronte me thikë nënën e tij.

“Shkova të haja akullore me babin, pastaj ai vrau mamin”, është shprehur ai.

Autori 55-vjeçar, me origjinë shqiptare deklaroi se kishte menduar të vepronte edhe 2-3 herë gjatë muajit të kaluar. Ai vrau ish-gruan, me të cilën ishte i ndarë që nga viti 2021, duke përdorur një thikë me teh 18 centimetra, teksa ajo po shkonte në punë. Në polici ai tha se e bëri këtë për të shpëtuar fëmijët.

Ndërkohë, është urdhëruar autopsia mbi trupin e viktimës.

Krimi ndodhi në mbrëmje, më 14 qershor, pak pas orës 19:45, në Viale Benadduci, në qendër të qytetit Marche, pranë një parku.

Një debat i dhunshëm shpërtheu midis të dyve, i cili degjeneroi shpejt. Nikollaqi nxori një thikë dhe e goditi atë disa herë, përpara se ta godiste me shkelma trupin e pafuqishëm të Gentianës.

Kalimtarët e tronditur njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Karabinierët, 118 dhe forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe e gjetën vrasësin ende të ulur në stol, me sytë e ngulur te gruaja. Nikollaq nuk rezistoi dhe u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje para prokurorit publik Enrico Riccioni.

“Dëgjova britma dhe pashë burrin duke e goditur me shkelma gruan”, tha një dëshmitar.

“Ajo në një moment ra në tokë, e pafuqishme, ndërsa ai vazhdonte ta godiste me shkelma. Thirra menjëherë 118-in, iu afrova dhe pashë shumë gjak. Ai ishte ulur në një stol, pothuajse i kënaqur, dhe thoshte: ‘Unë e bëra, jam mirë. Po pres’”, shtoi dëshmitari.

Ish çifti kanë dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç, që jetonin me nënën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME