Një tentativë për grabitje ka dështuar mbrëmjen e kaluar në Elbasan. Disa persona tentuan të hynin në një banesë në zonën e Seferanit në Belsh, por u pikasin nga të zotët e shtëpisë, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Grupi i hajdutëve ia mbathi sapo konstatoi policinë në vendngjarje. Të gjithë u larguan me vrap duke braktisur automjetin e tyre. Ndërsa policia ka identifikuar shoferin e automjetit nëpërmjet patentës që kishte lënë në makinë.
Categories
Lajme
Dështon grupi i hajdutëve, ia mbathin nga banesa sapo shohin policinë
