Categories Covid-19

“Dikush na mësonte përdorimin e kortizonit, tjetri thoshte se antibiotikët i bëjnë keq virusit”, mjeku Vargu reagon ashpër për deklaratat në emision: O të paditur! Ja çfarë thotë bota

Mjeku Petrit Vargu ka reaguar me tone të ashpra ndaj shefit të Urgjencës, Skënder Brataj, Eugena Tominit, Artan Mezinit dhe Genc Sulcebe duke thënë se deklaratat e tyre për Covidin i ngjanin si dezinformuese.

“Dikush na mësonte që kortizoni nuk duhen përdorur ditën e parë por pas ditës së dhjetë. Shkurt, kur e ka marrë ferra uratën”, shkruan Vargu në Facebook dhe shton se në spitalet e botës sugjerohet që përdorimi i kortizonit jepet që në ditën e pestë ose të gjashtë.

Sa i përket mospërdorjes së antibiotikëve, Vargu thotë se profesorët gjermanë folën për origjinë bakteriale të pandemisë dhe në këtë kohë rekomandohet edhe kombinimi i tre antibiotikëve, njëri prej të cilëve shërben si anti inflamator.

Vargu nuk lë pa prekur bisedën për vizitat online, ku disa prej të ftuarve në emisionin “Open” dolën kundër epidemiologut dhe sugjeronin vizitat në shtëpi.

Statusi i plotë: Dje pashe nje emision qe ishte me mire mos e shihja, pasi me ngjante shume dezinformues, ne kete moment delikat per popullin. Dikush na mesonte qe kortizoni nuk duhen perdorur diten e pare, por mbas dites se dhjete. Dhe te tjeret aprovonin. Shkurt,kur e ka marre ferra uraten. Bota, thote ne diten 5-6. Dikush tjeter, kerkonte qe mos perdoren antibiotiket, pasi nuk i bejne gje virusit. Qelloi keq, sepse ne te njejten dite profesoret gjermane folen per origjine bakteriale te pandemise.

E c’te keqe ka te behesh nje hiperdiagnoze ne kete semundje kaq te rrezikshme!? Ne nje kohe qe rekomandohet edhe kombinimi i antibiotikeve ,madje deri ne tre te tille. Ku njeri ndihmon edhe si antiinflamator. Po pse nuk flisni per mjeket ORL, qe po i ngopin pacientet me antibiotike, per nje dhimbje veshi? Nje elitar tjeter,buzeqeshte dhe thoshte disa gjysma fjalish. Shkenca e tij kufizohej me histori telefonash dhe autobuzesh. Me vone, bene dhe nje gabim politiko-teknik. Dolen padashje,kunder krye-epidemiologut. Ndersa ai rekomandon vizitat on-line, keta dolen kundra imazheve me ëhatsup. Po le te dale nje mjek ne Shqiperi qe shkon viziton pacientet ne shtepi ne kohe Covidi. O te paditur,o te pa skrupullt! Qe gjeni disa biba si moderatore dhe tallni b…. me kete popull. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME