Categories Lajme

DETAJE/ Cilët janë shqiptarët e përfshirë në masakrën e Fosinones

Shqiptari Kasem Kasmi u vra mbrëmjen e së shtunës në Frosinone të Italisë. Ishte vetëm 27 vjeç. Në vendin fqinj ai njihej edhe me pseudonimin “Carletto”. Një plumb e goditi në qafë dhe i riu vdiq pas vetëm 20 minutash. Autori është bashkëkombasi i tij, 23-vjeçari Mikea Zaka.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 kur Kasem Kasmi, vëllai i tij Ervini dhe disa miq të tyre mbërritën në “Shake Bar” në rrugën “Aldo Moro”. Autori Mikea Zaka ishte ulur në një tavolinë jashtë restorantit në shoqërinë e dy miqve të tij të identifikuar si Giuliano D. dhe Elia D., të dy shqiptarë. Të dy grupet filluan të debatonin me fjalë të cilat më pas ua lanë vendin plumbave.

Në një moment Mikea Zaka qëlloi të paktën 6 herë me pistoletën e tij. Një nga plumbat goditi në qafë Kasem Kasmin. Një tjetër shqiptar është ende i shtruar në kushte shumë të rënda në Poliklinikën “Umberto I” në Romë. Dy të tjerë janë hospitalizuar në spitalin San Camillo dhe Santa Scolastica në Frosinone ku janë operuar për plagë në pjesën e këmbëve.

Autori u tha hetuesve se ai qëlloi pas sherrit për një vajzë. Kjo e fundit, sipas dëshmisë së autorit të dyshuar, ka qenë fillimisht e dashura e viktimës Kasemit dhe më pas është lidhur me Mikean. Ky i fundit pretendon se kanë qenë vëllezërit Ervin dhe Kasem që i kanë sulmuar të parët dhe se ai ka qëlluar vetëm për t’u mbrojtur.

Arma e vrasjes sipas tij u hodh më pas nga një urë mbi lumin Cosa. Shqiptari Kasem Kasmi shkonte shpesh në Romë. Ai shprehej se e donte jetën e mirë, varkat dhe makinat sportive

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME