Categories Lajme

DETAJE/ Iu gjet gjurmë baruti në dorë, dëshmia e plotë e Valter Bamit: Hodha fishekzjarrë pak pas mesnate! Pritet ekspertiza e dytë

Valter Bami, i cili më shumë njihet si vëllai i Durim Bamit, emër ky i përfshirë në një mori ngjarjesh dhe i dyshuar për një mori krimesh të tjera, ka dalë dje para Gjykatës.

Ai vijon të këmbëngul në mohimin ndaj akuzave të Prokurorisë, ndërkohë që kjo e fundit i kërkoi gjykatës dje që ta linte në arrest me burg deri në përfundim të hetimeve. Ngjarja, në fakt, është komplekse edhe për shkakun se Policia lëvizi shumë vonë dhe tashmë policia ka në pranga vetëm një të dyshuar, kur është mësuar se bëhet fjalë për të paktën tre persona që kanë qëlluar mbi automjetin e Ramazan Sinos dhe dy nipave të tij.

Policia ka tentuar për ditë me radhë të rradhë të ndërhyjë në zonat e Niklës dhe të FushëKrujës për të mundësuar shoqërimin e të gjithë të dyshuarve, por në të gjitha shoqërimet ka dështuar.

Rasti i Valter Bamit lidhet me disa mbetje baruti në dorën e majtë që iu kanë marrë pak çaste pas vrasjes, por ai ka refuzuar ta ketë kryer atë krim horror ku u gjuajt me breshëri kallashnikovi mbi dy fëmijë të mitur që gjendeshin në makinë me dajën e tyre, i cili u vra teksa dilte nga mjeti në oborrin e motrës së tij. Valter Bami mësohet se ka thënë se atë natë kishte ditëlindjen e motrës, R., dhe se ka hedh fishekzjarrë pak pas mesnate teksa hynte dita e lindjes së saj.

Valter Bami, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, fill pa atentatit nga Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina, dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur do të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Seanca ishte planifikuar për dje por u shty për ditën e sotme pasi mungonte prokurori i çështjes.

Avokati i Valter Bamit pretendon se ai disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, për të cilën do të dorëzoj në gjykatë edhe dokumentin përkatës. Sipas avokatit të tij, Valter Bami, disa orë para atentatit ndaj Gentian Bejtjes në fshatin Larushk ka lëshuar një fishekzjarr për ditëlindjen e të motrës, megjithatë nuk e përjashton mundësinë që mikro-grimcat e gjetura te kyçi i dorës të jenë të armës së tij sportive, pasi sipas Bamit shpesh e pastron armën.

Avokati i tij, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, pritet të kërkojë një ekspertizë më të thelluar, për të përcaktuar saktë çfarë plumbash i përkasin grimcat e gjetura.

Valter Bami, nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi njihet për një sërë rekordesh kriminale. Atentati ndodhi pak pas mesnatës së të martës, 4 korrik 2023 kur Ramazan Sino sapo kishte hyrë me makinë në oborrin e kunatit të tij, bashkë me nipat. Në drejtim të tyre u qëllua me breshëri kallashnikovi, duke e lënë dajën e të miturve të vdekur në vend, ndërsa dy fëmijët e Gentian Bejtjas u plagosën.

Autorët dogjën automjetin bashkë me 3 kallashët në afërsi të Tapizës, duke humbur çdo gjurmë. Për shkak të plagosjes së dy fëmijëve, dhe veprimeve hetimore që kanë të bëjnë me ta, dosja penale i ka kaluar seksionit për të miturit në prokurorinë e Tiranës. I konsideruar si personazhi kyç në ngjarje, marrja në pyetje e Gentian Bejtjes vlerësohet e rëndësishme nga policia pasi pista kryesore që po ndjek grupi i hetimit është hakmarrja. Valter Bami pretendoi se disponon një armë sportive me leje të marrë në fund të vitit 2020, për të cilën do të dorëzoj në gjykatë edhe dokumentin përkatës.

Sipas avokatit të tij, Valter Bami, disa orë para atentatit ndaj Gentian Bejtjes në fshatin Larushk ka lëshuar një fishekzjarr për ditëlindjen e të motrës, megjithatë nuk e përjashton mundësinë që mikro-grimcat e gjetura te kyçi i dorës të jenë të armës së tij sportive, pasi sipas Bamit shpesh e pastron armën.

Avokati i tij, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, pritet të kërkoj një ekspertizë më të thelluar, për të përcaktuar saktë çfarë plumbash i përkasin grimcat e gjetura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME