Categories Lajme

DETAJE/ Me pis.toletë me fishekë gati për qitje, parandalohet k.rimi. Si u z.bulua 43-vjeçari

Policia e Shkodrës parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale dhe vuri në pranga një 43-vjeçar, që u kap me armë zjarri në brez, me fishek në fole gati për qitje. I arrestuar është shtetasi me iniciale E. K., 43 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. “Si rezultat i këtyre kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në brez, në rrugën “Isuf Sokoli”, të lagjes “Kongresi i Përmetit”, të qytetit Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” të DVP Shkodër, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe bllokimin e shtetasit të dyshuar”– njofton policia.

NJOFTIMI Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave “Për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për festat e fundvitit, parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri” strukturat e Policisë së DVP Shkodër kanë shtuar prezencën e shërbimeve policore në territor duke ushtruar kontrolle të befasishme, bazuar këto edhe në informacionet e marra nga qytetarët. Si rezultat i këtyre kontrolleve dhe informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në brez, në rrugën “Isuf Sokoli”, të lagjes “Kongresi i Përmetit”, të qytetit Shkodër, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” të DVP Shkodër, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë bërë të mundur lokalizimin, identifikimin dhe bllokimin e shtetasit të dyshuar, konkretisht:

E. K., 43 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti këtij shtetasi në brez një armë zjarri pistoletë, me një fishek në fole gati për qitje dhe 29 fishekë të tjerë të vendosur në dy krehra.

Arma e zjarrit dhe municioni luftarak u sekuestruan nëe cilësinë e provës materiale. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, qëllimit të qarkullimit me pistoletë me fishek në gojë, pasi nga të dhënat e marra në rrugë operative dyshohet për përfshirje në një ngjarje të mundshme kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në ngarkim të shtetasit E. K., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME