Categories Lajme

“Zoti i do edhe më të këqijtë prej nesh”, mesazhi i Papës. Ka edhe një ‘paralajmërim’

Papa Françesku ka thënë në meshën e Krishtlindjes se Zoti i do të gjithë – “madje edhe më të këqijtë prej nesh”. Ai duke folur para mijëra njerëzve gjatë meshës së festës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan tha se “Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë një rrëmujë të plotë të gjërave…por Zoti vazhdon t’ju dashurojë”. Papa Françesku do të kthehet në Bazilikën e Shën Pjetrit më vonë, në Ditën e Krishtlindjes, për t’i dhënë botës mesazhin tradicional. Në mesin e atyre që morën pjesë në meshë ishin edhe disa fëmijë nga disa vende të botës, përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.

Kjo tregon se në vëmendje të Papës, si udhëheqës i 1.3 miliardë katolikëve, janë edhe emigrantët dhe viktimat e luftës. “Zoti nuk ju do sepse ju mendoni dhe veproni në mënyrën e duhur. Dashuria e tij është e pakushtëzuar; nuk varet nga ju”, tha Papa. Papa Françesku gjithashtu iu referua skandaleve të abuzimet dhe atyre financiare që e kanë goditur Kishën. “Çfarëdo që të shkojë keq në jetën tonë, çfarëdo që të mos funksionojë në Kishë, pavarësisht problemeve që ka në botë, kjo nuk do të shërbejë më si një justifikim”, u shpreh Papa, 83 vjeçar. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME