Categories Lajme

Detaje nga aksidenti i rëndë që i mori jetën një 15-vjeçari dhe u plagosën 3 të tjerë

Të tjera detaje kanë dalë në lidhje me aksidentin e një ditë më parë në Poliçan, ku një preson humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën.

Sipas policisë, automjeti tip Alfa Romeo që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari, pasi ka humbur kontrollin ka rrëshqitur fillimisht në asfaltin e rrugës së sipërme të fshatit, më pas ka rënë fillimisht në asfaltin e rrugës së poshtme të fshatit dhe ka përfunduar në oborrin e një banese të zonës.

Sipas policisë, në zonë nuk ka pasur shenja frenimi, gjë që të bën të mendosh se adoleshenti nuk ka mundur të frenojë dhe për shkak të shpejtësisë që ka marrë mjeti gjatë rrëshqitjes përplasja ka qenë e fortë.

Të njëjtat burime konfirmojnë se automjeti tip Alfa Romeo me të cilin po udhëtonin adoleshentët ishte i tejmbushur me shishe birre të boshatisura dhe nga analizat e kryera ka rezultuar së të katër adoleshentët ishin të dehur.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën rurale të fshatit Plirëz në qytetin e Poliçanit, rreth orës 21:35 minuta të mbrëmjes së djeshme.

Një mjet tip Alfa Romeo që drejtohej nga 15-vjeçari Françesko Zylyftari ka rënë nga një lartësi rreth 20 metër.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen e menjëhershme vëllai i Françeskos, Afisaldo Zylyftari 17-vjeç, ndërkohë që është plagosur Françesko Zylyftari dhe dy shoqet e tyre që ndodheshin me ta në makinë, njëra 14-vjeçe dhe tjetra 16-vjeçe.

Burime nga Spitali Rajonal Berat bëjnë me dije se, një nga vajzat u transportua gjatë natës drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ju nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Ndërkohë që Françesko Zylyftari dhe 16-vjeçarja u larguan në orët e para të mëngjesit drejt banesave të tyre, pas mjekimi që morën në Spitalin e Beratit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME