Categories Lajme

PDIU e ‘zhgënjyer’/ Idrizi: Lanë çështjen çame në harresë për vota e egoizëm! S’jemi si partitë e tjera, e neveris heshtjen e tyre

Drejtuesi i PDIU-së, Shpëtim Idrizi e ka nisur me kritikë ish aleatëve dhe politikës në tërësi fushatën për zgjedhjet vendore të 14 majit. Duke e cilësuar si kauzë të harruar, të lënë mënjanë, të rrudhur dhe të asfiksuar nga retorika politike, kreu i çamëve ka garantuar qytetarët se PDIU nuk është si partitë e tjera.

“Kjo padrejtësi e madhe historike, njerëzore e familjare e çamëve është dhe gjeneza e PDIU, por s’mjafton me kaq. Do e kthejmë këtë çështje në një çështje kombëtare. Sepse Çamëria është simboli i sakrificës, që ne ta kishim këtë Shqipëri që kemi sot. Kosova dhe Çamëria u sakrifikuan për këtë vend që ne kemi sot. Dua t’iu garantoj që ne s’jemi si partitë e tjera, për ne anëtarët nuk janë numra apo militantë, për mua ju jeni, një mesazh shprese për të gjithë. Ne nuk i ikim dot Çamërisë por edhe Çamëria nuk ikën dot nga ne.”- tha Idrizi.

Duke shpjeguar në çdo cep të fjalimit të tij, arsyen se pse PDIU doli fillikat në zgjedhjet vendore të 14 majit, kreu i çamëve mohoi që kauza e PDIU të lihej në harresë dhe të përdorej edhe më tej, siç është përdorur masivisht për vota nga partitë kryesore.

“Ne na deshën dikur për vota, por kur u përmend të drejtat e njeriut dhe gjëra të këtij lloji duket se për ndonjë arsye tjetër idealiste, ne nuk u interesojmë. Ata janë munduar gjithnjë të na rrudhin, të na zvogëlojnë. Këta që na duan herë për aleancë e herë për numra, ne në fakt na rrudhin dhe na shtypin gjithnjë edhe më tepër për interesat e tyre personale. Në 14 vjet që ne kemi qenë të plotësuar me deputetë etj, qeveria shqiptare nuk është ulur asnjëherë me shoqatën Çamëria, për ta nuk ekzistojmë. Po çfarë i pengon ata që të ulen me ne?”- tha Idrizi.

Kreu i çamëve gjithashtu u shpreh se neveritet nga heshtja e politikës.

“Është për të ardhur keq, edhe në Kuvend janë kaotik, kërkojnë të drejta dhe dënojnë padrejtësitë e botës, por nuk u kujtuan asnjëherë për masakrat e shqiptarëve të Çamërisë? Është e ccudtishme dhe e neveris heshtjen e tyre. Por sigurisht që kam dëgjuar edhe teza sikur këto janë ccështje të Luftës së Dytë Botërore. Por këto ccështje nuk janë me datë, janë pasuri kombëtare, sepse ne atdheun e kemi amanet. Dhe kjo gjë, përbën dinjitetin tonë, përbën atë qe ne na bën bashkë dhe solidar, gjuha, historia e zakonet. Dhe PDIU i gjen këto elementë dhe dëshiron t’i përforcojë ato.”- u shpreh ai.

Kujtojmë se në prag të fushatës së 14 majit, kreu i çamëve Shëptim Idrizi njoftoi se PDIU do të dilte e vetme ne zgjedhjet vendore. Këtë zgjedhje të Idrizit, Berisha e cilësoi si te gabuar, madje e cilësoi Idrizin si pjesë e ‘zonës gri’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME