Categories Lajme

Emri/ Qëllohet me breshëri kallashnikovi drejt biznesit në Laç, reagon policia: Është identifikuar autori

Të shtëna me armë zjarri u raportuan ndaj një biznesi në Laç, në pronësi të 36-vjeçarit F.T. Menjehere erdhi edhe reagimi i policisë. Bëhet me dije se autori i kësaj ngjarje është identifikuar.

“Është identifikuar një person që ka qëlluar me armë në fasadën e një dyqani Ka vetëm dëme materiale”, thuhet në reagimin e policisë.

Kujtojmë se nga ana e policisë më herët nuk ishte bërë publike asnjë detaj lidhur me këtë ngjarje.

Nga pamjet e siguruara shihet edhe dëmi dhe shenjat e plumbave në hyrjen e biznesit, si dhe xhamat e thyer.

NJOFTIMI: Kurbin, Në fshatin Gjorme, Mamurras, në fasadën e dyqanit në pronësi të shtetasit F. T. 36 vjeç, është qëlluar me armë zjarri ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.

Falë veprimeve të shpejta hetimore profesionale të kryera nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, i cili dyshohet se ka qëlluar për motive të dobta.

Për arsye hetimi për momentin nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij

Vazhdojnë veprimet hetimore të thelluara nën drejtimin e Prokurorisë për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME