Categories Lajme

Detaje nga ngjarja e Bledar Muçës

Pak ditë më parë në Belgjikë u vra Bledar Muça, i njohur ndryshe si krahu i djathtë i Ardian dhe Florenc Çapjaa. Muça rezultonte i përfshirë në trafikun e drogës në Belgjikë, shtet i cili bashkë me Holandën janë shndërruar dy vendet problematike të Evropës sa i përket trafikut të drogës. Ndërkohë në vazhdën e hetimeve Prokuroria belge ka kërkuar 14 vjet burg për secilin nga drejtuesit e trafikut të drogës që u kap vitin e kaluar dhe që synonte portet evropiane.

Rasti më i fundit nxjerr në pah vërshimin e kokainës dhe parave të mëdha që vijnë nga trafiku i drogës në Holandë dhe Belgjikë, ndërsa bandat si Karteli Kinahan, luftojnë për territore. Gjatë vitit 2021, një total prej 5 miliardë eurosh kokainë u kap në portin holandez të Roterdamit, ndërsa 13 miliardë euro të tjera u kapën në portin fqinj belg, atë të Antwerpit.

“Kokat” e trafikut të drogës në Belgjikë

Fundjavën e kaluar në Antwerp u ekzekutua Bledar Muça. Ai qëndronte aty gjatë viteve të fundit si anëtar kyç i bandës shqiptare që vepronte në trafikun e drogës në portin e këtij qyteti. Por, një problem tjetër nuk është vetëm që gangsterët qëllojnë njëri-tjetrin, por paratë e drogës po përdoren edhe për të korruptuar zyrtarët. Vitin e kaluar u zbuluan një rrjet zyrtarësh të korruptuar të cilët kishin akses në bazat e të dhënave qeveritare dhe të dhënave personale të të gjithë qytetarëve belgë.

Dyshohet se informacioni po përdoret për të korruptuar punonjësit e portit dhe doganierët dhe për të siguruar kalimin pa problem të drogës nëpër porte. Hetimet e fundit në Belgjikë për vrasjen e Muçës kanë çuar edhe në zbulimin e disa personave të korruptuar, duke përfshirë një inspektor policie, një administrator spitali me akses në informacionin personal dhe një zyrtar tatimor. Gangsteri irlandez Christy Kinahan senior ka rekord të sjelljeve të ngjashme në Belgjikë.

Operacioni policor i njohur si Argus në prill 2020 kapi një ngarkesë prej 4,200 kilogramësh në një kontejner në Antwerp. Në Holandë u arrestuan 30 persona dhe në Belgjikë 48 të tjerë, me 17 mijë kilogramë kokainë të sekuestruara. Duke vepruar në bazë të informacioneve policia zbuloi një dhomë torture që dyshohet se përdorej për deri në shtatë vrasje dhe për t’u dhënë ryshfet zyrtarëve të lartë. Ndërkohë kryebashkiaku Bart De Wever është marrë nën mbrojtje pasi i frikësohet një atentati të mundshëm. Burimisundayworld.com |

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME