Categories Lajme

Detaje nga ngjarja e mbrëmshme në Kuçovë, autori komshiu i saj

Gruaja e vdekur, e cila u gjet e hedhur në një kanal, gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga, konfirmohet që është vrarë nga një komshi i saj, banor i fshatit Kozare.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Havaleas” të fshatit Kozare, në qytetin e Kuçovës. Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk po e gjenin kishin njoftuar për ndihmë policinë.

Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh,gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal,rreth 1 km larg banesës saj.Në momentin e gjetjes së trupit të pajetë, gruaja ishte e zhveshur nga mesi e poshtë dhe e mbuluar me gjethe e rrozga domatesh brenda në kanal.

Viktima Fatime Suli u transportua gjatë natës drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat, ku pas kryerjes së  autopsisë mjeko-ligjore, rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.

Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth, u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes, 58-vjeçarit Fetah Marra, që rezulton të jetë komshiu i viktimës.

I arrestuari është duke dhënë dëshminë e tij në polici, ndërkohë që burime të brendshme policore konfirmojnë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti për disa para borxh, që komshiu i kishte familjes së gruas.

Njoftimi i policisë: Mbyti 64-vjeçaren dhe e hodhi në kanal, Policia zbardh ngjarjen dhe identifikon autorin e dyshuar.

Vihet në pranga 58-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas marrjes së njoftimit për një shtetase të pajetë në kanal, në fshatin Havaleas, Kuçovë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe informacioneve të grumbulluara u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 58 vjeç, banues në fshatin Havaleas, Kuçovë, i cili dyshohet se për motive të dobëta, e ka mbytur dhe e ka lënë në një kanal shtetasen F.S., 64 vjeçe, banuese në fshatin Havaleas, Kuçovë.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga Greqia

Qëlluan me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari nga Durrësi pas deportimit nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi pa fjalë”

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare në Itali, zbardhen dëshmitë e fqinjëve: “Ishin njerëz të mirë, jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me benzinë

Tragjedi në Burrel, vajza dyshohet se i vuri flakën babait 89-vjeçar pasi e lau me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në rrugën e vjetër Levan–Vlorë, automjeti përplas 74-vjeçarin, i moshuari dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 18:00 në aksin Levan–Vlorë, në rrugën e vjetër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Në pranga 3 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për vrasje, drogë dhe vjedhje

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë…

LEXO ME SHUME