Categories Lajme

Detaje nga Ngjarja e rëndë/ Dy motrat u shpuan pafund në trup nga 34-vjeçari

Detaje shokuese kanë dalë në dritë ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ndaj 34-vjeçarit Gazmend Musta i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe kunatës. Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 janar 2019, në sy të fëmijëve 7 dhe 3 vjeç. Ai masakroi me thikë bashkëshorten e tij Gentjana Çaushaj dhe motrën e saj, Milisa, 18 vjeçe. Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Krimeve të rënda, janë dhënë detaje shokuese të asaj pasditeje në apartamentin që çifti jetonte në lagjen “5 shkurti”, në Ballsh. 34-vjeçari i ka qëlluar me thikë buke disa herë dy gratë në dhomën e ndenjes dhe pas krimit ka marrë fëmijët dhe është dorëzuar në stacionin policor. Aty ka hedhur thikën në tokë dhe u ka kërkuar policëve që të kujdeseshin për fëmijët.

Ekspertiza mjeko-ligjore zbulon se secila prej grave ka më shumë se 10 plagë në trupat e tyre.

Nga kqyrja në morgun e Spitalit Rajonal Fier, tek kufoma e Gentjana Çaushaj u vërejtën:

-plagë shpuese në gjoks

-dy plagë shpuese në gjirin e majtë

-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë

-një plagë shpuese në krah të majtë

-dy plagë prerëse shpuese në parakrah të majtë

-dy plagë shpuese në pjesën e poshtme të barkut në të majtë

-dy plagë shpuese në kurriz

-një plagë në krah të djathtë në nivel të shpatullës.

Tek kufoma e Milisa Çaushaj (18 vjeçe) u vërejtën:

-dy pagë shpuese sipër gjoksit në nivelin e gropës së fytit, të tilla që depërtojnë deri në brendësi të zgavrës së gjoksit

-një plagë me prerje të dërrasës së kraharorit

-dy plagë në gjirin e majtë

-një plagë tjetër në nivelin e sqetullës së majtë

-një plagë tjetër në gjirin e majtë

-një plagë në parakrah të majtë

-një plagë tjetër në krah të majtë

I arrestuari Gazmend Musta deklaroi se i vrau të dyja me thikë kuzhine, pasi nuk duroi kundërshtimin që i bëri bashkëshortja e tij. Ai u arrestua nga policia në Ballsh në orën 21” të datën 02.01.2019.

Shkaku?

I dyshuari pretendoi se shkak për goditjen me thikë që i bëri bashkëshortes dhe kunatës kanë qenë ofendimet e Gentianës ndaj tij të cilat nuk i duroi dhe pas kësaj nuk diti se cfarë bëri thuhet në dokumentin e prokurorisë. Gjithashtu pas krimit Gazmendi ka marrë të atin në telefon dhe pasi i ka treguar për krimin i ka thënë: tia bënte hallall se do të piqeshin në botën tjetër” Gazmend Musta doli sot para gjykatës së krimeve të Rënda ku mori masën e sigurisë “Arrest me burg”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME